( 0 Votes )
Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” ka protestuar para objektit të OSBE-së në Prishtinë, që më parë njihej si objekti i bankës së Lubjanës. Ata kanë kërkuar lirimin e objektit, pagesën e qirasë, si dhe kompensimin e dëmeve eventuale të shkaktuara gjatë 11 viteve të shfrytëzmit.
Drejtori i Sindikatës së Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing”, Agim Kastrati, ka thënë të mërkurën se punëtoret e kësaj ndërmarrjeje prej vitesh nuk kanë të drejtë të futen në objekt dhe se menaxhmenti i NSH-së ka kërkuar zgjidhje, por OSBE-ja nuk ka treguar gatishmëri.
Sipas tij, punëtorët e “Marketingut” që prej pas luftës nuk kanë pasur mundësi të futen në katet e tyre 5,6, 7dhe 8 në ndërtesën ku ndodhet OSBE-ja. Për më tepër Kastrati ka thënë se pas largimit të paralajmëruar të OSBE-së nga objekti ky mision duhet të paguajë tatimin në pronë për periudhën sa kanë qëndruar aty, për çka edhe ua kanë dërguar faturën e borxhit.
Misioni i OSBE-së përmes një komunikate për media gjatë ditës ka sqaruar se për shkak të nevojave të reduktuara operacionale, ka shpallur tender për objekt të ri qysh në korrik të vitit 2009 dhe do të zhvendoset në ndërtesë të re brenda pak muajve.
“OSBE është në dijeni të pretendimeve nga subjekte të ndryshme rreth pronësisë së objektit që e shfrytëzon që nga viti 1999, por përsërit se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vendim nga ndonjë autoritet kompetent lidhur me këto pretendime. Misioni nuk ka kompetencë për ta përcaktuar pronësinë”, thuhet në komunikatë.
Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” ka protestuar para objektit të OSBE-së në Prishtinë, që më parë njihej si objekti i bankës së Lubjanës. Ata kanë kërkuar lirimin e objektit, pagesën e qirasë, si dhe kompensimin e dëmeve eventuale të shkaktuara gjatë 11 viteve të shfrytëzmit.Drejtori i Sindikatës së Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing”, Agim Kastrati, ka thënë të mërkurën se punëtoret e kësaj ndërmarrjeje prej vitesh nuk kanë të drejtë të futen në objekt dhe se menaxhmenti i NSH-së ka kërkuar zgjidhje, por OSBE-ja nuk ka treguar gatishmëri.
Sipas tij, punëtorët e “Marketingut” që prej pas luftës nuk kanë pasur mundësi të futen në katet e tyre 5,6, 7dhe 8 në ndërtesën ku ndodhet OSBE-ja. Për më tepër Kastrati ka thënë se pas largimit të paralajmëruar të OSBE-së nga objekti ky mision duhet të paguajë tatimin në pronë për periudhën sa kanë qëndruar aty, për çka edhe ua kanë dërguar faturën e borxhit.
Misioni i OSBE-së përmes një komunikate për media gjatë ditës ka sqaruar se për shkak të nevojave të reduktuara operacionale, ka shpallur tender për objekt të ri qysh në korrik të vitit 2009 dhe do të zhvendoset në ndërtesë të re brenda pak muajve.
“OSBE është në dijeni të pretendimeve nga subjekte të ndryshme rreth pronësisë së objektit që e shfrytëzon që nga viti 1999, por përsërit se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vendim nga ndonjë autoritet kompetent lidhur me këto pretendime. Misioni nuk ka kompetencë për ta përcaktuar pronësinë”, thuhet në komunikatë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 17:42 - Protestojnë ish-minatorët e Stantërgut për rregullimin e statusit të tyre
- 12/05/2010 17:25 - Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave në Vushtri
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK
- 12/05/2010 15:35 - AAK-ja në Gjilan kërkon zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
Të vjetra:
- 12/05/2010 14:14 - Rrënohet pika e karburantit 'Bingo Benz', zyrtarët thonë se punonte pa leje adekuate
- 12/05/2010 14:00 - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gordon: Statusi i Kosovës ka marrë fund
- 12/05/2010 12:18 - Një i ri humb jetën nga rryma në tualet
- 12/05/2010 12:14 - Konfiskohet naftë në rajonin e Mitrovicës
- 12/05/2010 12:09 - Qeveria Thaçi e zhytur në korrupsion, thotë Haradinaj

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.