( 0 Votes )
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin çfarëdo dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë që është në interes të këtyre dy vendeve, por jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me statusin e këtij vendi, pasi që kjo gjë ka marr fund.
Kështu u shpreh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm të Kosovës Skender Hyseni. Gordon tha se nëse përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë përgatiten të ulen së bashku dhe fillojnë të ballafaqohen me këto çështje teknike, kjo është diçka e mirë dhe ne do t’i përkrahim.
Ndërkaq ministri Hyseni ka deklaruar se zgjidhja më e mirë do të ishte që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Gordon në paraditen e së mërkurës ka zhvilluar edhe një takim të përbashkët me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaqi. Pas këtyre takimeve nuk ka pasur prononcime për media.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin çfarëdo dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë që është në interes të këtyre dy vendeve, por jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me statusin e këtij vendi, pasi që kjo gjë ka marr fund. Kështu u shpreh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm të Kosovës Skender Hyseni. Gordon tha se nëse përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë përgatiten të ulen së bashku dhe fillojnë të ballafaqohen me këto çështje teknike, kjo është diçka e mirë dhe ne do t’i përkrahim.
Ndërkaq ministri Hyseni ka deklaruar se zgjidhja më e mirë do të ishte që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Gordon në paraditen e së mërkurës ka zhvilluar edhe një takim të përbashkët me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaqi. Pas këtyre takimeve nuk ka pasur prononcime për media.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 16:52 - Vukqeviq: Pas ekshumimit pritet të dihen vrasësit e Rashkës
- 12/05/2010 16:13 - Teuta Sahatqija: Nuk kam ambicie të jem kryetare e gruas në LDK
- 12/05/2010 15:35 - AAK-ja në Gjilan kërkon zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
- 12/05/2010 14:46 - Sindikata e Ndërmarrjes Shoqërore “Marketing” proteston para OSBE-së
- 12/05/2010 14:14 - Rrënohet pika e karburantit 'Bingo Benz', zyrtarët thonë se punonte pa leje adekuate
Të vjetra:
- 12/05/2010 12:18 - Një i ri humb jetën nga rryma në tualet
- 12/05/2010 12:14 - Konfiskohet naftë në rajonin e Mitrovicës
- 12/05/2010 12:09 - Qeveria Thaçi e zhytur në korrupsion, thotë Haradinaj
- 12/05/2010 11:45 - Express: Sejdiu nuk pajtohet me Mustafen
- 12/05/2010 11:38 - Konfirmohet njohja nga Xhibuti

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.