( 1 Vote )
Policia e Suboticës ka arrestuar sot një grup ndërkombëtar trafikantësh, në mesin e të cilëve disa kosovarë, të cilët dyshohen se kanë trafikuar njerëz, kryesisht shqiptarë nga Kosova.
gazeta "Express" njofton se sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar nëntë persona.
Ata akuzohen se kanë transportuar ilegalisht njerëz nga Kosova në Serbi, nëpër autostradë deri në Suboticë, e më pas, në rrugë ujore nëpër lumin Tisa në rajonin e vendkalimit kufitar Horgosh e Kelebia në Hungari.
Në tetor të vitit të kaluar, në lumin Tisa humbën jetën 16 kosovarë, derisa po e kalonin ilegalisht kufirin.
MPB-ja serbe ka dhënë emrat e pesë të arrestuarve: Sadat Uka (35) nga Dumnica e Ulët e Podujevës, Sabehudin Arifi (24) nga Konçuli i Bujanovcit, József Katona (44) nga Subotica, Goran Bojanic (28) nga Sombori dhe Milano Vukeliç (36).
Ministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ky rast tregon për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, transmetojnë mediat serbe. Ai ka përmendur se policia serbe për këtë grup ka pasur informata edhe nga Austria.
Policia e Suboticës ka arrestuar sot një grup ndërkombëtar trafikantësh, në mesin e të cilëve disa kosovarë, të cilët dyshohen se kanë trafikuar njerëz, kryesisht shqiptarë nga Kosova.gazeta "Express" njofton se sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar nëntë persona.
Ata akuzohen se kanë transportuar ilegalisht njerëz nga Kosova në Serbi, nëpër autostradë deri në Suboticë, e më pas, në rrugë ujore nëpër lumin Tisa në rajonin e vendkalimit kufitar Horgosh e Kelebia në Hungari.
Në tetor të vitit të kaluar, në lumin Tisa humbën jetën 16 kosovarë, derisa po e kalonin ilegalisht kufirin.
MPB-ja serbe ka dhënë emrat e pesë të arrestuarve: Sadat Uka (35) nga Dumnica e Ulët e Podujevës, Sabehudin Arifi (24) nga Konçuli i Bujanovcit, József Katona (44) nga Subotica, Goran Bojanic (28) nga Sombori dhe Milano Vukeliç (36).
Ministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ky rast tregon për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, transmetojnë mediat serbe. Ai ka përmendur se policia serbe për këtë grup ka pasur informata edhe nga Austria.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 12:09 - Qeveria Thaçi e zhytur në korrupsion, thotë Haradinaj
- 12/05/2010 11:45 - Express: Sejdiu nuk pajtohet me Mustafen
- 12/05/2010 11:38 - Konfirmohet njohja nga Xhibuti
- 12/05/2010 11:29 - LDD: PDK e LDK po mashtrojnë qytetarët
- 11/05/2010 15:02 - Therje me thikë në Ferizaj, shpëtojnë të sulmuarit, arrestohen të dyshuarit
Të vjetra:
- 11/05/2010 13:27 - Edhe gjashtë zyrtarë të lartë nën lupën e hetuesisë së EULEX-it
- 11/05/2010 13:14 - Kryeministri Thaçi uron "Ditën e Evropës" një ditë më vonë
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.