( 1 Vote )
Trupa policore, mund të shihen pas pak kohe edhe ne dyert e ministrive tjera të qeverisë, përveç asaj të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Burime të “Klan Kosova” nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit. Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaci.
Nuk do të kursehet as ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Cështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.
Auditivi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK. As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.
Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën lupë edhe një ish-ministër serb që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.
Kryeprokurori i eulexit, johanes Fan Frejsvejk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm ne ministrinë e Transportit.
Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja.
Trupa policore, mund të shihen pas pak kohe edhe ne dyert e ministrive tjera të qeverisë, përveç asaj të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.Burime të “Klan Kosova” nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit. Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaci.
Nuk do të kursehet as ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Cështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.
Auditivi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK. As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.
Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën lupë edhe një ish-ministër serb që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.
Kryeprokurori i eulexit, johanes Fan Frejsvejk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm ne ministrinë e Transportit.
Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 11:45 - Express: Sejdiu nuk pajtohet me Mustafen
- 12/05/2010 11:38 - Konfirmohet njohja nga Xhibuti
- 12/05/2010 11:29 - LDD: PDK e LDK po mashtrojnë qytetarët
- 11/05/2010 15:02 - Therje me thikë në Ferizaj, shpëtojnë të sulmuarit, arrestohen të dyshuarit
- 11/05/2010 14:36 - Arrestohet një grup trafikantësh të shqiptarëve të Kosovës
Të vjetra:
- 11/05/2010 13:14 - Kryeministri Thaçi uron "Ditën e Evropës" një ditë më vonë
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë
- 10/05/2010 16:00 - Analistët i konsiderojnë deklaratat e Mustafës si fushatë brenda partisë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.