( 0 Votes )
"Qeveria dhe gjithë qytetarët e saj janë mirënjohës për kontributin e Bashkimit Evropian për ndihmën që kanë dhënë në të kaluarën dhe atë që janë duke dhënë aktualisht në ndërtimin e Kosovës".
Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri ditën kur në Prishtinë po qëndronte komisionari i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle.
Ku i fundit erdhi në Kosovë për të shënuar Ditën e Evropës, 48 orë më herët. E shumë organizime u bënë për 9 Majin. Thaçi, nuk u pa askund në ditën e Evropës.
Mbase janë ngatërruar ditët e datat.
Tek një ditë më vonë, të hënë, kabineti i kryeministrit dërgon një mesazh përmes së cilit, në emër të Thacit, u urohet qytetarëve dita e Evropës, ndërkohë që fesa për ta ka mbaruar. Dhe sikur të mos i mjaftojë me vetëm një herë, zyra për shtyp e kryeministrit, e ka dërguar edhe dy herë këtë mesazh urimi.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se e tëra ka qenë gabim i zyrës për Informim në Qeveri. Por, Ismet Cakqi, i cili e ka lëshuar për shtyp këtë komunikatë, thotë se mesazhi i urimit ka ardhur nga kabineti, të hënën me 10 maj.
Atëherë Memli Krasniqi, i cili është edhe këshilltar i Thaçit, mendon se kjo vonesë është një detaj i vogël për të cilin nuk preferon të flasë. Sido që te jetë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, që ka 13 këshilltarë politikë, në urimin e tij, thotë se vlerat evropiane janë pikësynim i përditshëm drejt përmbushjes së të gjitha parakushteve për t’u integruar sa më parë në mesin e shteteve dhe kombeve te Bashkimit Evropian.
Kosova si shtet i pavarur sipas Thacit, mbetet e përkushtuar për raporte të mira fqinjësore e rajonale me synim që sa më shpejt të jetë pjesë e familjes euroatlantike, e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
"Qeveria dhe gjithë qytetarët e saj janë mirënjohës për kontributin e Bashkimit Evropian për ndihmën që kanë dhënë në të kaluarën dhe atë që janë duke dhënë aktualisht në ndërtimin e Kosovës".Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri ditën kur në Prishtinë po qëndronte komisionari i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle.
Ku i fundit erdhi në Kosovë për të shënuar Ditën e Evropës, 48 orë më herët. E shumë organizime u bënë për 9 Majin. Thaçi, nuk u pa askund në ditën e Evropës.
Mbase janë ngatërruar ditët e datat.
Tek një ditë më vonë, të hënë, kabineti i kryeministrit dërgon një mesazh përmes së cilit, në emër të Thacit, u urohet qytetarëve dita e Evropës, ndërkohë që fesa për ta ka mbaruar. Dhe sikur të mos i mjaftojë me vetëm një herë, zyra për shtyp e kryeministrit, e ka dërguar edhe dy herë këtë mesazh urimi.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se e tëra ka qenë gabim i zyrës për Informim në Qeveri. Por, Ismet Cakqi, i cili e ka lëshuar për shtyp këtë komunikatë, thotë se mesazhi i urimit ka ardhur nga kabineti, të hënën me 10 maj.
Atëherë Memli Krasniqi, i cili është edhe këshilltar i Thaçit, mendon se kjo vonesë është një detaj i vogël për të cilin nuk preferon të flasë. Sido që te jetë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, që ka 13 këshilltarë politikë, në urimin e tij, thotë se vlerat evropiane janë pikësynim i përditshëm drejt përmbushjes së të gjitha parakushteve për t’u integruar sa më parë në mesin e shteteve dhe kombeve te Bashkimit Evropian.
Kosova si shtet i pavarur sipas Thacit, mbetet e përkushtuar për raporte të mira fqinjësore e rajonale me synim që sa më shpejt të jetë pjesë e familjes euroatlantike, e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/05/2010 11:38 - Konfirmohet njohja nga Xhibuti
- 12/05/2010 11:29 - LDD: PDK e LDK po mashtrojnë qytetarët
- 11/05/2010 15:02 - Therje me thikë në Ferizaj, shpëtojnë të sulmuarit, arrestohen të dyshuarit
- 11/05/2010 14:36 - Arrestohet një grup trafikantësh të shqiptarëve të Kosovës
- 11/05/2010 13:27 - Edhe gjashtë zyrtarë të lartë nën lupën e hetuesisë së EULEX-it
Të vjetra:
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë
- 10/05/2010 16:00 - Analistët i konsiderojnë deklaratat e Mustafës si fushatë brenda partisë
- 10/05/2010 15:16 - SSHCK shtyn grevën e paraparë për të hënën

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.