( 0 Votes )
Autoritetet serbe të hetuesisë pritet të fillojnë së shpejti me hapjen e varrezës së dyshuar masive në Rudnicë të Rashkës.
Prokurori për krime lufte Vlladimir Vukqeviq, nuk saktësoi se kur antropologët dhe ekipet e tjera të specializuara do të hapin vendin ku dyshohet se janë të varrosur viktima shqiptare të luftës së vitit 1999.
Në një intervistë për televizionin serbe, B92, Vlladimir Vukqeviq ka deklaruar se prokuroria nuk posedon ende asnjë informacion se kush i ka futur në këtë vend trupat e pajetë të kosovarëve.
Pas lajmit për zbulimin e kësaj varreze, misioni i EULEX-it përmes një kumtese ka njoftuar se ka qenë i angazhuar kohë më parë në zbardhjen e këtij rasti, pasi i jep prioritet të lartë çështjes së krimeve të luftës, veçanërisht gjetjes së mbetjeve mortore të personave që janë ende të pagjetur nga konflikti i vitit 1998-99 dhe pas tij.
Ndërkohë, zv.kryeministri kosovar, Ramë Manaj, ka thënë dje se zbulimi i varrezës masive afër Rashkës dëshmon përgjegjësinë që ka Serbia për të zbuluar vërtetën mbi shqiptarët e zhdukur. Ai tha se pala kosovare ka njohuri edhe për një varrezë tjetër masive afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i saj është çështje ekskluzive e Serbisë.
Autoritetet serbe të hetuesisë pritet të fillojnë së shpejti me hapjen e varrezës së dyshuar masive në Rudnicë të Rashkës. Prokurori për krime lufte Vlladimir Vukqeviq, nuk saktësoi se kur antropologët dhe ekipet e tjera të specializuara do të hapin vendin ku dyshohet se janë të varrosur viktima shqiptare të luftës së vitit 1999.
Në një intervistë për televizionin serbe, B92, Vlladimir Vukqeviq ka deklaruar se prokuroria nuk posedon ende asnjë informacion se kush i ka futur në këtë vend trupat e pajetë të kosovarëve.
Pas lajmit për zbulimin e kësaj varreze, misioni i EULEX-it përmes një kumtese ka njoftuar se ka qenë i angazhuar kohë më parë në zbardhjen e këtij rasti, pasi i jep prioritet të lartë çështjes së krimeve të luftës, veçanërisht gjetjes së mbetjeve mortore të personave që janë ende të pagjetur nga konflikti i vitit 1998-99 dhe pas tij.
Ndërkohë, zv.kryeministri kosovar, Ramë Manaj, ka thënë dje se zbulimi i varrezës masive afër Rashkës dëshmon përgjegjësinë që ka Serbia për të zbuluar vërtetën mbi shqiptarët e zhdukur. Ai tha se pala kosovare ka njohuri edhe për një varrezë tjetër masive afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i saj është çështje ekskluzive e Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/05/2010 14:36 - Arrestohet një grup trafikantësh të shqiptarëve të Kosovës
- 11/05/2010 13:27 - Edhe gjashtë zyrtarë të lartë nën lupën e hetuesisë së EULEX-it
- 11/05/2010 13:14 - Kryeministri Thaçi uron "Ditën e Evropës" një ditë më vonë
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
Të vjetra:
- 10/05/2010 16:00 - Analistët i konsiderojnë deklaratat e Mustafës si fushatë brenda partisë
- 10/05/2010 15:16 - SSHCK shtyn grevën e paraparë për të hënën
- 10/05/2010 13:59 - Mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike
- 10/05/2010 13:54 - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Nikolay Mladenov, viziton Prishtinën
- 10/05/2010 11:46 - Po mbahet Olimpiada e Matematikës, garojnë 150 nxënës

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.