( 1 Vote )
Deklarata e djeshme e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për rishikim të koalicionit qeverisës PDK-LDK, duket se ka lënë pa koment zyrtarët e kësaj të fundit, ndërkohë që nga analistët politikë konsiderohet si një fushatë për zgjedhjet e brendshme në LDK.
I kontaktuar nga Kosovapress, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth deklaratës së Mustafës. “Nuk kam asnjë koment”, ka thënë shkurt Manaj, duke mos dashur të flasë më gjatë rreth kësaj çështje.
Ndërkohë analistët, këtë deklaratë të Mustafës, sikur të gjitha deklaratat e tij gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, i shohin si përpjekje të tij për ta faktorizuar veten brenda LDK-së. Haqif Mulliqi, ka thënë për Kosovapress se kjo deklaratë e Isa Mustafës, nuk ka të bëjë asgjë bastisjen e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, e as me vetë koalicionin qeverisës.
“Deklaratën e zotit Mustafa duhet ta shohim në dritën e një fushate parazgjedhore e cila ndodhë te Lidhja Demokratike e Kosovës. Nuk duhet harruar që ai është identifikuar si një ndër liderët më të fuqishëm tek LDK-ja. Fundja zgjedhjet e fundit për komunën e Prishtinës e kanë përcaktuar këtë lloj profili të forcës politike të zotit Mustafa te partia të cilën e bën. Unë mendoj që deklarata e Mustafës është një deklaratë politike, e cila nuk ka shumë të bëjë me çështjen e koalicionit qeveritar, por më shumë i dedikohet elektoratit të LDK-së”, ka thënë Mulliqi.
Sipas tij, Isa Mustafa ka pretendime shumë të mëdha brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe përderisa kohëve të fundit nuk është lakuar shumë emri i tij për kryetar të LDK-së, ai e ka gjetur momentin që ta riaktualizojë veten, të paktën në agjendën e spekulimeve analitike.
Dje gjatë përurimit të parkut të gjelbër në lagjen Ulpiana, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e vet në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, pas bastisjeve të fundit të Policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Deklarata e djeshme e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për rishikim të koalicionit qeverisës PDK-LDK, duket se ka lënë pa koment zyrtarët e kësaj të fundit, ndërkohë që nga analistët politikë konsiderohet si një fushatë për zgjedhjet e brendshme në LDK. I kontaktuar nga Kosovapress, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth deklaratës së Mustafës. “Nuk kam asnjë koment”, ka thënë shkurt Manaj, duke mos dashur të flasë më gjatë rreth kësaj çështje.
Ndërkohë analistët, këtë deklaratë të Mustafës, sikur të gjitha deklaratat e tij gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, i shohin si përpjekje të tij për ta faktorizuar veten brenda LDK-së. Haqif Mulliqi, ka thënë për Kosovapress se kjo deklaratë e Isa Mustafës, nuk ka të bëjë asgjë bastisjen e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, e as me vetë koalicionin qeverisës.
“Deklaratën e zotit Mustafa duhet ta shohim në dritën e një fushate parazgjedhore e cila ndodhë te Lidhja Demokratike e Kosovës. Nuk duhet harruar që ai është identifikuar si një ndër liderët më të fuqishëm tek LDK-ja. Fundja zgjedhjet e fundit për komunën e Prishtinës e kanë përcaktuar këtë lloj profili të forcës politike të zotit Mustafa te partia të cilën e bën. Unë mendoj që deklarata e Mustafës është një deklaratë politike, e cila nuk ka shumë të bëjë me çështjen e koalicionit qeveritar, por më shumë i dedikohet elektoratit të LDK-së”, ka thënë Mulliqi.
Sipas tij, Isa Mustafa ka pretendime shumë të mëdha brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe përderisa kohëve të fundit nuk është lakuar shumë emri i tij për kryetar të LDK-së, ai e ka gjetur momentin që ta riaktualizojë veten, të paktën në agjendën e spekulimeve analitike.
Dje gjatë përurimit të parkut të gjelbër në lagjen Ulpiana, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e vet në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, pas bastisjeve të fundit të Policisë së EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/05/2010 13:27 - Edhe gjashtë zyrtarë të lartë nën lupën e hetuesisë së EULEX-it
- 11/05/2010 13:14 - Kryeministri Thaçi uron "Ditën e Evropës" një ditë më vonë
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë
Të vjetra:
- 10/05/2010 15:16 - SSHCK shtyn grevën e paraparë për të hënën
- 10/05/2010 13:59 - Mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike
- 10/05/2010 13:54 - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Nikolay Mladenov, viziton Prishtinën
- 10/05/2010 11:46 - Po mbahet Olimpiada e Matematikës, garojnë 150 nxënës
- 10/05/2010 11:36 - Kryeministri Thaçi: "Dita e Evropës" shënohet me respekt nga Kosova

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.