( 3 Votes )
Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, kanë vendosur të shtyjnë grevën e paralajmëruar për 10 maj, për një datë tjetër të po këtij muaji.
Shtyrja dhe aplikimi i grevës në Shërbimin Civil të Kosovës deri në një datë tjetër të muajit Maj ka ardhur pasi dita e caktuar më 10 maj ka qenë ditë që nuk punohet në Institucionet e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes një njoftimi SSHCK ka bërë të ditur se për shkak të kësaj shtyrje ekziston nevoja e harmonizimit të qëndrimit me të gjitha shoqatat sindikale të shërbimit civil të Kosovës.
“Pas takimeve të pandërprera që kemi pasur me kryetarin e Kuvendit dhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe pas premtimeve të marra nga ta, ekziston mundësia reale, nëse nuk do të mungoj vullneti politik i të gjitha partive në Kuvend, se do të miratohen Ligji për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Ligji për Pagat e Shërbyesve Civil të Kosovës më datë 13 maj, të cilat Ligje janë bazë për shfuqizimin e fondit prej 5 milionë euro për ngritjen e pagave të Shërbyesve Civil në lartasin prej 20 për qind”, thuhet në njoftim.
Nga SSHCK thuhet se pas bisedave të vazhdueshme me ministritë përkatëse, si MAP dhe MEF, nënshkruese të Memorandum Mirëkuptimit, është konstatuar se ekziston baza reale për implementimin e këtij Memorandumi, pasi të miratohen Ligjet në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm kanë marrë qëndrimin që më datë 13 maj të jenë prezent në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe të ushtrojnë presionin e tyre sindikal tek deputetët për të miratuar dy Ligjet e lartpërmendura.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/05/2010 13:14 - Kryeministri Thaçi uron "Ditën e Evropës" një ditë më vonë
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë
- 10/05/2010 16:00 - Analistët i konsiderojnë deklaratat e Mustafës si fushatë brenda partisë
Të vjetra:
- 10/05/2010 13:59 - Mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike
- 10/05/2010 13:54 - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Nikolay Mladenov, viziton Prishtinën
- 10/05/2010 11:46 - Po mbahet Olimpiada e Matematikës, garojnë 150 nxënës
- 10/05/2010 11:36 - Kryeministri Thaçi: "Dita e Evropës" shënohet me respekt nga Kosova
- 10/05/2010 09:40 - Zbulohet një varrezë masive me shqiptarë të Kosovës në Rashkë

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.