( 0 Votes )
Kanë filluar punimet e Simpoziumit të dytë Ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë, me ç’rast ekspertë të kësaj fushe kanë vlerësuar se numri i madh i të prekurve nga këto sëmundje sjell nevojën e një përkushtimi më të madh institucional për trajtim sa më efikas e bashkëkohor të pacientëve.
Simpoziumi në fjalë është organizuar nga Shoqata e Neurologëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Kryetari i Shoqata e Neurologëve të Kosovës, Sylen Vranica ka bërë të ditur se në ditën e parë të punimeve të këtij simpoziumi, do të diskutohet për sëmundjet cerebrovaskulare me trombolizë si pika në tru, ndërsa ditën e dytë të simpoziumit temë boshte do jetë sëmundja e epilepsisë.
Ndërkaq, neurologu Afrim Blyta dule folur për sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë përmendi faktin se mundësia e shmangies nga sëmundje të tilla janë aktivitetet fizike, ushqimi i shëndetshëm, etj.
Krahas ekspertëve të Kosovës të pranishëm në Simpoziumin e dytë ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë janë edhe ekspertët nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Turqia.
Kanë filluar punimet e Simpoziumit të dytë Ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë, me ç’rast ekspertë të kësaj fushe kanë vlerësuar se numri i madh i të prekurve nga këto sëmundje sjell nevojën e një përkushtimi më të madh institucional për trajtim sa më efikas e bashkëkohor të pacientëve.Simpoziumi në fjalë është organizuar nga Shoqata e Neurologëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Kryetari i Shoqata e Neurologëve të Kosovës, Sylen Vranica ka bërë të ditur se në ditën e parë të punimeve të këtij simpoziumi, do të diskutohet për sëmundjet cerebrovaskulare me trombolizë si pika në tru, ndërsa ditën e dytë të simpoziumit temë boshte do jetë sëmundja e epilepsisë.
Ndërkaq, neurologu Afrim Blyta dule folur për sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë përmendi faktin se mundësia e shmangies nga sëmundje të tilla janë aktivitetet fizike, ushqimi i shëndetshëm, etj.
Krahas ekspertëve të Kosovës të pranishëm në Simpoziumin e dytë ndërkombëtar mbi sëmundjet neurologjike, cerebrovaskulare dhe epilepsitë janë edhe ekspertët nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Turqia.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/05/2010 13:09 - Veton Surroi ofrohet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Shqipëri
- 11/05/2010 11:46 - Ministri Mladenov: EULEX-i po bën punë të mirë, në luftë kundër korrupsionit
- 11/05/2010 11:38 - Serbia konfirmon se do të hape së shpejti varrezën në Rashkë
- 10/05/2010 16:00 - Analistët i konsiderojnë deklaratat e Mustafës si fushatë brenda partisë
- 10/05/2010 15:16 - SSHCK shtyn grevën e paraparë për të hënën
Të vjetra:
- 10/05/2010 13:54 - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Nikolay Mladenov, viziton Prishtinën
- 10/05/2010 11:46 - Po mbahet Olimpiada e Matematikës, garojnë 150 nxënës
- 10/05/2010 11:36 - Kryeministri Thaçi: "Dita e Evropës" shënohet me respekt nga Kosova
- 10/05/2010 09:40 - Zbulohet një varrezë masive me shqiptarë të Kosovës në Rashkë
- 09/05/2010 21:53 - Haki Rugova fitues në zgjedhjet e komunës së Burimit

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.