( 1 Vote )
Takimi mes Ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni dhe Ambasadorit të Xhibutit, Rashad Farah që u mbajt në kryeqytetin Francez – Paris, pati sukses.
Katër ditë pas këtij takimi, ky vend afrikan njohu pavarësinë e Kosovës.
Njohjen nga Xhibuti, e konfirmoi për Klan Kosovën, edhe këshilltari i ministrit Hyseni, Qerim Qerimi.
Ai tha se ambasadori i këtij vendi në Paris i ka konfirmuar homologut të tij kosovar,
Muhamedin Kullashi se është marrë vendimi për njohjen e Kosovës.
Nota zyrtare në lidhje me këtë cështje nuk është dërguar por ministria e jashtme, sipas Qerimit, pret që ajo të dorëzohet shumë shpejt.
Xhibuti është një shtet i vogël në lindje të Afrikës, me rreth një milion banorë.
Ai është vendi i 68-të që njeh pavarësinë e Kosovës.
Takimi mes Ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni dhe Ambasadorit të Xhibutit, Rashad Farah që u mbajt në kryeqytetin Francez – Paris, pati sukses.Katër ditë pas këtij takimi, ky vend afrikan njohu pavarësinë e Kosovës.
Njohjen nga Xhibuti, e konfirmoi për Klan Kosovën, edhe këshilltari i ministrit Hyseni, Qerim Qerimi.
Ai tha se ambasadori i këtij vendi në Paris i ka konfirmuar homologut të tij kosovar,
Muhamedin Kullashi se është marrë vendimi për njohjen e Kosovës.
Nota zyrtare në lidhje me këtë cështje nuk është dërguar por ministria e jashtme, sipas Qerimit, pret që ajo të dorëzohet shumë shpejt.
Xhibuti është një shtet i vogël në lindje të Afrikës, me rreth një milion banorë.
Ai është vendi i 68-të që njeh pavarësinë e Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/05/2010 21:35 - MAP: Nuk janë fshirë të dhënat e ministrisë së Limajt
- 09/05/2010 21:35 - MAP: Nuk janë fshirë të dhënat e ministrisë së Limajt
- 09/05/2010 21:33 - Davidi: Marrëdhëniet me kosovarët të shkëlqyera
- 09/05/2010 21:32 - Të vegjlit pikturojnë në Ditën e Evropës
- 09/05/2010 21:30 - Kosovarë e Ndërkombëtarë pastrojnë Mitrovicën
Të vjetra:
- 08/05/2010 20:27 - Dyshime për varreza masive të shqiptarëve në Maqedoni
- 08/05/2010 20:08 - Vizita e Fuele në universitetin paralel serb ngjall kritikat e opozitës
- 08/05/2010 19:56 - Kthehet presidenti Sejdiu, nuk komenton zhvillimet e fundit në Kosovë
- 08/05/2010 19:53 - Avokatët e Sabit Gecit akuzojnë Serbinë dhe EULEX-in për arrestimin
- 08/05/2010 19:46 - Komandanti i KFOR-it Markus Bentler: Kosova nuk destabilizohet

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.