( 0 Votes )
Për shqiptarët e Kosovës, universiteti serb në veri të Mitrovicës është institucion paralel. Ai financohet nga Serbia dhe nuk ka kurrfarë lidhje me pushtetin e Prishtinës. Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fuele, u takua, të premten, me kreun e këtij universiteti dhe mbajti një ligjëratë për studentët.
Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë nuk e konsiderojnë këtë si një vizitë të institucioneve paralele. “Nuk mendoj se organizuam vizitë tek strukturat paralele".
"Ne organizuam vizita në Univeristetin e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Mitrovicës”, ka thënë shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi.
Ai sqaron se universitetin serb në veri evropianët e kanë ndihmuar edhe më parë. “Universiteti në Mitrovicë është institucion të cilin e kemi ndihmuar në të kaluarën në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës”, tha Davidi.
Presidenti Fatmir Sejdiu, që u kthye nga një vizitë në Gjermani, nuk deshi të komentojë në lidhje me këtë duke thënë se nuk ka informacione. E opozita edhe për këtë vizitë të zyrtarit të lartë evropian fajëson qeverinë.
Sidoqoftë, rektori i universitetit serb, Zdravko Vitosheviq, pret që Bashkimi Evropian t’i ndihmojë në përmirësimin e kushteve dhe t’i kthejë në objektet, të cilët ai i quan të vetat, në Prishtinë.
Për shqiptarët e Kosovës, universiteti serb në veri të Mitrovicës është institucion paralel. Ai financohet nga Serbia dhe nuk ka kurrfarë lidhje me pushtetin e Prishtinës. Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fuele, u takua, të premten, me kreun e këtij universiteti dhe mbajti një ligjëratë për studentët. Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë nuk e konsiderojnë këtë si një vizitë të institucioneve paralele. “Nuk mendoj se organizuam vizitë tek strukturat paralele".
"Ne organizuam vizita në Univeristetin e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Mitrovicës”, ka thënë shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi.
Ai sqaron se universitetin serb në veri evropianët e kanë ndihmuar edhe më parë. “Universiteti në Mitrovicë është institucion të cilin e kemi ndihmuar në të kaluarën në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës”, tha Davidi.
Presidenti Fatmir Sejdiu, që u kthye nga një vizitë në Gjermani, nuk deshi të komentojë në lidhje me këtë duke thënë se nuk ka informacione. E opozita edhe për këtë vizitë të zyrtarit të lartë evropian fajëson qeverinë.
Sidoqoftë, rektori i universitetit serb, Zdravko Vitosheviq, pret që Bashkimi Evropian t’i ndihmojë në përmirësimin e kushteve dhe t’i kthejë në objektet, të cilët ai i quan të vetat, në Prishtinë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 15/09/2010 11:01 - Kuvendi i Prizrenit shqyrton të premten çështjen e emblemës
- 12/06/2010 16:42 - Grisen librat e Ramiz Alisë në Panairin e Librit në Prishtinë
- 12/06/2010 10:34 - Izraelitët gati për hetimin e incidentit
- 15/05/2010 11:46 - Protestuesit kundër KEK-ut zhbllokojnë rrugët pasi arrijnë marrëveshjen
- 10/05/2010 13:51 - Forcohet monedha Euro
Të reja:
- 09/05/2010 21:33 - Davidi: Marrëdhëniet me kosovarët të shkëlqyera
- 09/05/2010 21:32 - Të vegjlit pikturojnë në Ditën e Evropës
- 09/05/2010 21:30 - Kosovarë e Ndërkombëtarë pastrojnë Mitrovicën
- 08/05/2010 20:32 - Bëhen 68. Djibouti njeh Kosovën, nota zyrtare nuk ka mbërritur ende
- 08/05/2010 20:27 - Dyshime për varreza masive të shqiptarëve në Maqedoni
Të vjetra:
- 08/05/2010 19:56 - Kthehet presidenti Sejdiu, nuk komenton zhvillimet e fundit në Kosovë
- 08/05/2010 19:53 - Avokatët e Sabit Gecit akuzojnë Serbinë dhe EULEX-in për arrestimin
- 08/05/2010 19:46 - Komandanti i KFOR-it Markus Bentler: Kosova nuk destabilizohet
- 08/05/2010 19:41 - Haradinaj paraqet organogramin e qeverisë, thotë se ka defekte
- 07/05/2010 14:41 - Komisioneri Fuele: Nuk ka bisedime të fshehta Kosovë - Serbi

Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.