( 0 Votes )
Pas këmbënguljeve të shtuara të faktorit ndërkombëtar, janë rritur gjasat që Prishtina e Beogradi të rifillojnë brenda këtij viti bisedimet ndërmjet tyre. Bisedimet pritet të ndërmjetësohen nga diplomatë europianë.
Burime diplomatike i thanë BBC-së se idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit.
Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit.
Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së.
BBC-ja ka mësuar se tri mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari.
Pas këmbënguljeve të shtuara të faktorit ndërkombëtar, janë rritur gjasat që Prishtina e Beogradi të rifillojnë brenda këtij viti bisedimet ndërmjet tyre. Bisedimet pritet të ndërmjetësohen nga diplomatë europianë. Burime diplomatike i thanë BBC-së se idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit.
Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit.
Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së.
BBC-ja ka mësuar se tri mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/05/2010 19:16 - Kosova pritet të "analizohet" nga mbi 30 investues italianë
- 03/05/2010 13:12 - Trajkoviq: Ndërprerja e sinjalit te telefonisë, marrëveshje e Serbisë e Kosovës
- 03/05/2010 13:08 - Fillon fushata për zgjedhjet në Istog
- 03/05/2010 13:04 - Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, në turne evropian
- 03/05/2010 13:00 - Në Kosovë vazhdon të ketë kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve dhe mediave
Të vjetra:
- 03/05/2010 11:12 - Shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit
- 02/05/2010 17:10 - Analistët dënojnë heshtjen e krerëve shtetërorë për "Rastin Limaj"
- 02/05/2010 11:37 - Borxhlinjtë e ujësjellësit nga 15 maji, do të mbesin pa ujë
- 02/05/2010 11:31 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot feston dhjetëvjetorin e themelimit
- 01/05/2010 12:41 - Gërmia vërshohet nga mijëra njerëz
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

