( 0 Votes )
As Presidenti e as Kryeministri nuk duhet të heshtin, sikur “Rasti Limaj” nuk është zhvillim shqetësues për qeverinë e koalicionit mes tyre.
Analistët e shohin si gabim mungesën e deklaratave të tyre, edhe pesë ditë pas operacionit të EULEX-it në zyrat dhe pronat e Ministrit të Transportit.
Mufail Limani thotë se kjo çështje duhet të shihet në dy aspekte. Së pari, sipas tij, kur dihet se kjo punë i takon gjyqësorit, një mosdeklarim i tillë është korrekt.
Mirëpo, meqë bëhet fjalë për një ministër, megjithatë këta liderë duhet të paraqiten me komente të tyre.
Bardh Hamzaj vlerëson se rasti me ministrin Limaj, është një ngjarje e pazakontë, prandaj duhet të sqarohet opinioni i gjerë.
Çështja Limaj, ka nxitur edhe reagimet e subjekteve politike. Mirëpo, partia e Drejtësisë të dielën kërkoi që ky rast të mos politizohet, por t’i lihet në dorë drejtësisë.
Deri më tani është deklaruar vetë ministri Fatmir Limaj, i cili tha se, EULEX-i kërkoi diçka që i duhej në hetimet e veta. Kurse Misioni Evropian në Kosovë përmes një deklarate për media tregoi se, ky operacion ka për bazë dyshimet në dhënien e tenderëve për rrugët, gjatë periudhës 2007 – 2009.
As Presidenti e as Kryeministri nuk duhet të heshtin, sikur “Rasti Limaj” nuk është zhvillim shqetësues për qeverinë e koalicionit mes tyre. Analistët e shohin si gabim mungesën e deklaratave të tyre, edhe pesë ditë pas operacionit të EULEX-it në zyrat dhe pronat e Ministrit të Transportit.
Mufail Limani thotë se kjo çështje duhet të shihet në dy aspekte. Së pari, sipas tij, kur dihet se kjo punë i takon gjyqësorit, një mosdeklarim i tillë është korrekt.
Mirëpo, meqë bëhet fjalë për një ministër, megjithatë këta liderë duhet të paraqiten me komente të tyre.
Bardh Hamzaj vlerëson se rasti me ministrin Limaj, është një ngjarje e pazakontë, prandaj duhet të sqarohet opinioni i gjerë.
Çështja Limaj, ka nxitur edhe reagimet e subjekteve politike. Mirëpo, partia e Drejtësisë të dielën kërkoi që ky rast të mos politizohet, por t’i lihet në dorë drejtësisë.
Deri më tani është deklaruar vetë ministri Fatmir Limaj, i cili tha se, EULEX-i kërkoi diçka që i duhej në hetimet e veta. Kurse Misioni Evropian në Kosovë përmes një deklarate për media tregoi se, ky operacion ka për bazë dyshimet në dhënien e tenderëve për rrugët, gjatë periudhës 2007 – 2009.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/05/2010 13:08 - Fillon fushata për zgjedhjet në Istog
- 03/05/2010 13:04 - Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, në turne evropian
- 03/05/2010 13:00 - Në Kosovë vazhdon të ketë kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve dhe mediave
- 03/05/2010 12:42 - Shtohen mundësitë për bisedime Prishtinë - Beograd
- 03/05/2010 11:12 - Shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit
Të vjetra:
- 02/05/2010 11:37 - Borxhlinjtë e ujësjellësit nga 15 maji, do të mbesin pa ujë
- 02/05/2010 11:31 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot feston dhjetëvjetorin e themelimit
- 01/05/2010 12:41 - Gërmia vërshohet nga mijëra njerëz
- 01/05/2010 12:37 - Falen dy gjaqe, tri plagë e dy ngatërresa
- 01/05/2010 12:35 - Protestojnë punëtorët në Prishtinë
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

