( 1 Vote )
Bastisjet në Ministrinë e Transportit, dhe në pronën e Fatmir Limajt, janë pjesë e një rasti të madh të cilin po e ndërton EULEX-i për të luftuar korrupsionin.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Misionit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovës, Johanes Van Vresvejk, për Klan Kosova sqaroi se për kë bëhet fjalë.
“Ministri i Transportit është i përfshirë. Këtu nuk ka fshehtësi publike”, tha ai.
Ai sqaron se bastisjet e së mërkurës ishin hetuese, të ndërlidhura për rastin e jo individin.
Por kjo nuk është e tëra, sepse jo vetëm ministria e transportit, është cak i hetimeve.
“Marr parasysh mandatin tonë, unë nuk e përjashtojë mundësinë asnjë qytetar, asnjë ministri apo bisnezet në Kosovë”.
Kryeprokurori i EULEX-it, tha se është kompiluar një protofolio me disa raste, në atë që ai e quan Rasti Limaj.
“Mund të them se ky është vetëm fillimi i shfaqjes së pritjeve të ngritura për EULEX-in. Dihet se ka pasur zhgënjim në popullatë për atë se çfarë kemi bërë deri tani. Jam i lumtur, që t’i lajmëroj se ky është fillimi i diçkaje për çfarë ne presim se do të pritet mirë nga popullata. Kjo është puna për të cilën kemi ardhur.”
Shefi i hetuesisë së EULEX-it, sqaroi se po hetohen disa persona të dyshuar, për të cilat janë duke u mbledhur provat. Për këtë kërkoi përkrahjen e opinionit publik.
“Pres që njerëzit do ta vlerësojnë punën tonë, në luftimin e korrupsionit”, tha an Vresvejk.
Johanes Van Vresvijk nuk deshi të komentojë se sa persona po hetohen, por premtoi se këtë do ta bëjë, kur hetimet ta lejojnë.
Bastisjet në Ministrinë e Transportit, dhe në pronën e Fatmir Limajt, janë pjesë e një rasti të madh të cilin po e ndërton EULEX-i për të luftuar korrupsionin.Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Misionit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovës, Johanes Van Vresvejk, për Klan Kosova sqaroi se për kë bëhet fjalë.
“Ministri i Transportit është i përfshirë. Këtu nuk ka fshehtësi publike”, tha ai.
Ai sqaron se bastisjet e së mërkurës ishin hetuese, të ndërlidhura për rastin e jo individin.
Por kjo nuk është e tëra, sepse jo vetëm ministria e transportit, është cak i hetimeve.
“Marr parasysh mandatin tonë, unë nuk e përjashtojë mundësinë asnjë qytetar, asnjë ministri apo bisnezet në Kosovë”.
Kryeprokurori i EULEX-it, tha se është kompiluar një protofolio me disa raste, në atë që ai e quan Rasti Limaj.
“Mund të them se ky është vetëm fillimi i shfaqjes së pritjeve të ngritura për EULEX-in. Dihet se ka pasur zhgënjim në popullatë për atë se çfarë kemi bërë deri tani. Jam i lumtur, që t’i lajmëroj se ky është fillimi i diçkaje për çfarë ne presim se do të pritet mirë nga popullata. Kjo është puna për të cilën kemi ardhur.”
Shefi i hetuesisë së EULEX-it, sqaroi se po hetohen disa persona të dyshuar, për të cilat janë duke u mbledhur provat. Për këtë kërkoi përkrahjen e opinionit publik.
“Pres që njerëzit do ta vlerësojnë punën tonë, në luftimin e korrupsionit”, tha an Vresvejk.
Johanes Van Vresvijk nuk deshi të komentojë se sa persona po hetohen, por premtoi se këtë do ta bëjë, kur hetimet ta lejojnë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/04/2010 12:59 - ICO i tërheq vërejtjen Komunës së Prishtinës
- 30/04/2010 12:56 - Dekorohet pajtuesi i gjaqeve Anton Çeta, me “Medaljen e artë” post-mortum
- 30/04/2010 12:55 - Bernard Kushner: Një ditë Kosovë e Serbi në BE
- 30/04/2010 12:53 - Daci: Presidenti duhet të shqetësohet për ekzekutivin jo për partitë
- 30/04/2010 12:51 - Melihate Tërmkolli braktis LDK-në, bëhet pjesë e AAK-së
Të vjetra:
- 29/04/2010 19:21 - Vetëvendosje: EULEX po mundohet të përmirësojë imazhin e rënë përtoke
- 29/04/2010 19:16 - Aksioni ndaj Fatmir Limajt, në prag të nisjes së një detyre të re në mision diplomatik
- 29/04/2010 12:04 - Dy shpërthime në veri
- 29/04/2010 10:44 - EULEX-i heton tenderat e Ministrisë së Transportit, zyrtarët heshtin
- 28/04/2010 22:05 - Flet Ministri Limaj, inkurajon hetuesinë të vazhdojë punën
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

