
Gjithçka filloi pa paralajmërim. Policë të EULEX-it, pasi përfunduan bastisjen e banesës së babait të Fatmir Limajt në qendër të Prishtinës, nuk lejuan futjen e gazetarëve.
Bastisja përfundoi pas orës 16.00, ndërkohë Fatmir Limaj, sipas burime të Klan Kosovës, po mbante takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Por më kaq nuk përfundoi gjithçka.
Trupa të shumtë të policisë iu drejtuan edhe ndërtesës së Ministrisë së Transporteve.
E rrethuan atë nga të gjitha anët. Nga aty nxorën punëtorët e mbetur. Një dëshmitar ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it hynë si civilë dhe menjëherë vunë logot e misionit për të cilin po punojnë dhe nëpërmejt një përkthyesi u thanë punëtoreve se kanë urdhër nga gjykatësi. Hetues të EULEX-it, po bënin punën e tyre ndërkohë që po ruheshin nga policët e armatosur dhe të mbëshetura edhe me mjete të rënda.
Krejt cfarë tha EULEX-i ishte një kumtesë e shkurtër për media e cila bënte të ditur se në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK), thuhet në të.
Kontrolli vazhdoi edhe në shtëpinë ku aktualisht banon Fatmir Lima, në Veternik, që është pronë e komandantit të FSK-së, Sylejman Selimi. Për dallim nga vend bastisjet tjera, fqinjtë e Limajt në Veternik, dolën në mbështetje të nënkryetyariut të PDK-së, dhe përnguan gazetarët. Partia Demokratike e Kosovës u mblodh në një takim urgjent në selinë e saj e lideri, Hashim Thaci ishte në Qeveri, bashkë më ambasadorin Dell.
Derisa qarkullonin informacione se Limaj është arrestuar, ai u shfaq i qetë në oborrin e Qeverisë, duke iu bashkangjitur takimit, Thaçi-Dell. E gjithë kjo kronologji ngjarjesh, kishte zanafillën në fshatin e Limajt, në Bajë të Malishevës, ku hetues të EULEX-it, ishin qysh në mëngjes.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk është në dijeni të aksionit policor ku është bastisur Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe disa lokacione të tjera.
“Sa i përket kësaj jo, për arsye se ne ishim pak më parë në kohën e hapjes së ofertueseve për procesin e koncesionimit të Aeroportit dhe takime një pas një, nuk kam informatë të tillë, arsyen nuk e di nuk, mund ta them”, është shprehur ministry Rexhepi. Rexhepi ka thënë se nëse ka argumente për krim dhe korrupsion, është koha që të veprohet kundër krimit dhe korrupsionit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 26/05/2010 10:12 - EULEX-i ashpërson regjimin e tij për hyrjen e zyrtarëve serb në Kosovë
- 10/05/2010 11:40 - Boshkovski: Nuk duam luftë
- 29/04/2010 12:04 - Dy shpërthime në veri
- 29/04/2010 10:44 - EULEX-i heton tenderat e Ministrisë së Transportit, zyrtarët heshtin
- 28/04/2010 22:05 - Flet Ministri Limaj, inkurajon hetuesinë të vazhdojë punën
- 28/04/2010 21:45 - Takim i jashtëzakonshëm në Qeverinë e Kosovës
- 28/04/2010 18:03 - Lunaçek: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, do të marrë kohë
- 28/04/2010 17:42 - Ministri Fratini: Konferenca në Sarajevë, fillim i bisedimeve Kosovë - Serbi
- 28/04/2010 11:16 - Rektori Rugova: Të rikthehen pronat e uzurpuara të Universitetit
- 28/04/2010 11:14 - Shtyhet për të nëntën herë gjykimi ndaj Albin Kurtit
- 28/04/2010 10:53 - Nuk ka datë për zgjedhjet në veri
- 27/04/2010 11:56 - Ministri i jashtëm Italian, Franko Fratini viziton të mërkurën Kosovën
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

