( 0 Votes )
Ministri i punëve të jashtme të Italisë Franko Fratini ka thënë se Italia e inkurajon një dialog mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar se shpejt pritet në nisin këto bisedime, duke thënë se Konferenca e Sarajevës, në të cilën do të marrin pjesë në mënyrë të barabartë edhe Kosova edhe Serbia, do të jetë fillim i këtyre bisedimeve.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdu. Ndërkohë Fratini ka përsëritur qëndrimin se Kosova meriton që të ketë progres në rrugën e saj drejt Evropës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, nga heqja e vizave dhe negociatat, të cilat ai shpreson se do të fillojnë shpejt për një marrëveshje për tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Lidhur me konferencën e cila pritet të mbahet në Sarajevë, sipas tij Kosova do të japë kontributin e rëndësishëm dhe pozitiv dhe prania do të jetë e bazuar në dinjitet të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në konferencë. Të njëjtat qëndrime ai ka mbajtur edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me të cilin diplomati italian diskutoi mbi krijimin e raporteve të ngushta fqinjësore mes vendeve të rajonit.
Ministri i punëve të jashtme të Italisë Franko Fratini ka thënë se Italia e inkurajon një dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se shpejt pritet në nisin këto bisedime, duke thënë se Konferenca e Sarajevës, në të cilën do të marrin pjesë në mënyrë të barabartë edhe Kosova edhe Serbia, do të jetë fillim i këtyre bisedimeve.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdu. Ndërkohë Fratini ka përsëritur qëndrimin se Kosova meriton që të ketë progres në rrugën e saj drejt Evropës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve, nga heqja e vizave dhe negociatat, të cilat ai shpreson se do të fillojnë shpejt për një marrëveshje për tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Lidhur me konferencën e cila pritet të mbahet në Sarajevë, sipas tij Kosova do të japë kontributin e rëndësishëm dhe pozitiv dhe prania do të jetë e bazuar në dinjitet të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në konferencë. Të njëjtat qëndrime ai ka mbajtur edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me të cilin diplomati italian diskutoi mbi krijimin e raporteve të ngushta fqinjësore mes vendeve të rajonit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/04/2010 10:44 - EULEX-i heton tenderat e Ministrisë së Transportit, zyrtarët heshtin
- 28/04/2010 22:05 - Flet Ministri Limaj, inkurajon hetuesinë të vazhdojë punën
- 28/04/2010 21:45 - Takim i jashtëzakonshëm në Qeverinë e Kosovës
- 28/04/2010 18:03 - Lunaçek: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, do të marrë kohë
- 28/04/2010 18:01 - Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
Të vjetra:
- 28/04/2010 11:16 - Rektori Rugova: Të rikthehen pronat e uzurpuara të Universitetit
- 28/04/2010 11:14 - Shtyhet për të nëntën herë gjykimi ndaj Albin Kurtit
- 28/04/2010 10:53 - Nuk ka datë për zgjedhjet në veri
- 27/04/2010 11:56 - Ministri i jashtëm Italian, Franko Fratini viziton të mërkurën Kosovën
- 27/04/2010 11:53 - Fshati Meje përkujton sot të zhdukurit e luftës së fundit
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

