( 1 Vote )
Edhe një antenë e operatorit mobil IPKO në veri të Kosovës është jashtë funksionit. Rreth mesnatës në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit me mjete shpërthyese është dëmtuar antena e këtij operatori.
Shpërthimin e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Mitrovicë. Dyshohet se është përdorur mjeti i njëjtë shpërthyes sikur i një nate më parë kur është dëmtuar një antenë e IPKO-së në Rudare të Zveçanit.
Këto sulme ndaj antenave të IPKO vijnë pas aksionit të ART-së për shkyçjen e operatorëve ilegal serb në Kosovë.
Sulmi ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi mbrëmë në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit, është dënuar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës.
Këto veprime kriminale nga kushdo që janë bërë, cenojnë rendin dhe ligjin, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e Qeverisë, e cila fton organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që akterët e sulmit të nxirren para drejtësisë.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se shkyqja e operatorëve serbë të telefonisë mobile në Kosovë paraqet një qëllim të rrezikshëm të autoriteteve në Prishtinë.
Ndërkohë Serbia do të fillojë aksion ndërkombëtar në mënyrë që serbët e Kosovës të mund të shfrytëzojnë shërbimet e operatorëve serb të telefonisë mobile. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Boris Tadiq të dielën në Valevë. Presidenti serb ka thënë se është tmerruar me reagimin e EULEX-it i cili me qetësin më të madhe po shikon shkeljen e të drejtave të njeriut. Sipas tij, Telekom Serbija është në gjendje që për 7 ditë të riparojë pajisjet e shkatërruara.
Nga ana tjetër, Këshilli Nacional serb në veriun e Kosovës ka dthënë se kjo cështje duhet të diskutohet në KS të OKB-së ndërsa shoqatat e gazetarëve serbë në Beograd e Kosovë kanë dënuar paaftësimin e pajisjeve të radiotelevizionit Herc në Shterpcë.
Edhe një antenë e operatorit mobil IPKO në veri të Kosovës është jashtë funksionit. Rreth mesnatës në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit me mjete shpërthyese është dëmtuar antena e këtij operatori. Shpërthimin e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Mitrovicë. Dyshohet se është përdorur mjeti i njëjtë shpërthyes sikur i një nate më parë kur është dëmtuar një antenë e IPKO-së në Rudare të Zveçanit.
Këto sulme ndaj antenave të IPKO vijnë pas aksionit të ART-së për shkyçjen e operatorëve ilegal serb në Kosovë.
Sulmi ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi mbrëmë në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit, është dënuar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës.
Këto veprime kriminale nga kushdo që janë bërë, cenojnë rendin dhe ligjin, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e Qeverisë, e cila fton organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që akterët e sulmit të nxirren para drejtësisë.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se shkyqja e operatorëve serbë të telefonisë mobile në Kosovë paraqet një qëllim të rrezikshëm të autoriteteve në Prishtinë.
Ndërkohë Serbia do të fillojë aksion ndërkombëtar në mënyrë që serbët e Kosovës të mund të shfrytëzojnë shërbimet e operatorëve serb të telefonisë mobile. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Boris Tadiq të dielën në Valevë. Presidenti serb ka thënë se është tmerruar me reagimin e EULEX-it i cili me qetësin më të madhe po shikon shkeljen e të drejtave të njeriut. Sipas tij, Telekom Serbija është në gjendje që për 7 ditë të riparojë pajisjet e shkatërruara.
Nga ana tjetër, Këshilli Nacional serb në veriun e Kosovës ka dthënë se kjo cështje duhet të diskutohet në KS të OKB-së ndërsa shoqatat e gazetarëve serbë në Beograd e Kosovë kanë dënuar paaftësimin e pajisjeve të radiotelevizionit Herc në Shterpcë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/04/2010 18:36 - Dështon përpjekja e policisë të arrestojë Kurtin
- 26/04/2010 12:29 - Banorët e Drenasit protestojnë kundër ndërprerjes së rrymës
- 26/04/2010 12:26 - Faith dhe Kermabo dënojnë sulmin në Zallç të Istogut
- 26/04/2010 12:16 - Protesta në Graçanicë kundër aksionit të ART-së
- 26/04/2010 11:04 - ART: Arrihet qëllimi i ndërprerjes ilegale të telefonisë serbe
Të vjetra:
- 25/04/2010 14:53 - Fillojnë zyrtarisht punimet e autostradës Vermicë - Merdarë
- 24/04/2010 12:40 - Tadiq: Kosova kurrë pjesë e OKB-së
- 24/04/2010 12:39 - Daci tërheq ofertën për LDK-në
- 24/04/2010 11:19 - Çkyçen antenat edhe në Shtërpcë
- 23/04/2010 16:16 - Përshëndetet krijimi i Task-Forcës kundër korrupsionit
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

