( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo kanë përshëndetur krijimin e Task-Forcës për luftimin e korrupsionit, që do të përbëhet nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, vendore dhe ndërkombëtare.
“Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme duke filluar nga mbështetja politike, financiare dhe profesionale”, ka thënë Thaçi.
Ai ka vlerësuar se është në interesin e gjithë shoqërisë kosovare që të mbështesë dhe të ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera.
“Do të vazhdojmë edhe me thellimin e reformave në drejtësi, si hap për krijimin e rrethanave më të favorshme në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë kryeministri Thaçi. Thaçi dhe Kermabo ishin të shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë Haki Demolli.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo kanë përshëndetur krijimin e Task-Forcës për luftimin e korrupsionit, që do të përbëhet nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, vendore dhe ndërkombëtare. “Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme duke filluar nga mbështetja politike, financiare dhe profesionale”, ka thënë Thaçi.
Ai ka vlerësuar se është në interesin e gjithë shoqërisë kosovare që të mbështesë dhe të ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera.
“Do të vazhdojmë edhe me thellimin e reformave në drejtësi, si hap për krijimin e rrethanave më të favorshme në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë kryeministri Thaçi. Thaçi dhe Kermabo ishin të shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë Haki Demolli.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 25/04/2010 15:20 - Shpërthim në antenën e IPKO-s në Leposaviq
- 25/04/2010 14:53 - Fillojnë zyrtarisht punimet e autostradës Vermicë - Merdarë
- 24/04/2010 12:40 - Tadiq: Kosova kurrë pjesë e OKB-së
- 24/04/2010 12:39 - Daci tërheq ofertën për LDK-në
- 24/04/2010 11:19 - Çkyçen antenat edhe në Shtërpcë
Të vjetra:
- 23/04/2010 15:26 - "Autorët" e sulmit në Zallq, ishin fëmijë
- 23/04/2010 14:15 - Ministria Bregu ofron mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë
- 23/04/2010 13:30 - Vetëvendosje vendos tezgën "EULEX - KOMMERCE"
- 23/04/2010 13:16 - Artistë e sportistë kundër dënimit të të akuzuarve në rastin "Kiçina"
- 23/04/2010 11:57 - Sulmohet autobusi me serb në Zallq, policia ende pa reagim
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

