( 0 Votes )
Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit vazhdojnë t’i vijnë letra nga liderë botërorë, në të cilat shprehet falënderimi për letrën dhe pikturën e dërguar, pas konkursit kombëtar të nxënësve të Kosovës “Festo me mua” në dyvjetorin e Pavarësisë.
Thaçit letër falënderuese i ka ardhur nga homologu slloven Danilo Turk, i cili ndër të tjera thekson bindjen e tij se artistët e rinj të Kosovës paraqesin vlera që simbolizojnë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin, si kushte të rëndësishme për zhvillimin e një shteti të ri, siç është Kosova.
Ndërkaq, kryeministri i Norvegjisë, Jenz Stoltenberg, falënderon Thaçin për dërgimin e pikturës së artistit të ri të Kosovës, duke nënvizuar faktin që përmes saj populli i Kosovës shpreh qartë vullnetin për një të ardhme paqësore.
Falënderime Thaci ka pranuar edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ai i Republikës së Irlandës, McAleese.
Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit vazhdojnë t’i vijnë letra nga liderë botërorë, në të cilat shprehet falënderimi për letrën dhe pikturën e dërguar, pas konkursit kombëtar të nxënësve të Kosovës “Festo me mua” në dyvjetorin e Pavarësisë.Thaçit letër falënderuese i ka ardhur nga homologu slloven Danilo Turk, i cili ndër të tjera thekson bindjen e tij se artistët e rinj të Kosovës paraqesin vlera që simbolizojnë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin, si kushte të rëndësishme për zhvillimin e një shteti të ri, siç është Kosova.
Ndërkaq, kryeministri i Norvegjisë, Jenz Stoltenberg, falënderon Thaçin për dërgimin e pikturës së artistit të ri të Kosovës, duke nënvizuar faktin që përmes saj populli i Kosovës shpreh qartë vullnetin për një të ardhme paqësore.
Falënderime Thaci ka pranuar edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ai i Republikës së Irlandës, McAleese.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/04/2010 10:56 - Feith: Qeveria të luftojë korrupsionin me vepra
- 13/04/2010 14:26 - U hiqet meditja deputetëve që mugojnë
- 13/04/2010 14:11 - MPJ: Nota nga Swazilandi nuk konfirmon njohjen
- 13/04/2010 11:03 - Kurti nuk paraqitet në gjykatë, procesi shtyhet për 15 prill
- 13/04/2010 10:57 - Vatikani nuk njohu Kosovën për shkak të Kishës Serbe
Të vjetra:
- 11/04/2010 20:39 - Në Kqiq të Mitrovicës lajmërohen gjarpërinjët
- 11/04/2010 20:37 - Pensionistët kërkojnë rritje pensionesh
- 11/04/2010 20:34 - Burgim i përjetshëm, mund të kthehet në Kosovë
- 11/04/2010 20:32 - Arrestohen 8 persona në Banjë të Pejës
- 11/04/2010 16:15 - Ambasadorët Dell dhe Sparks të shqetësuar për incidentet
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

