( 0 Votes )
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Endi Sparks kanë shfaqur shqetësime në lidhje me incidentin e shkaktuara në fshatin Banjë, gjatë procesit zgjedhor për komunën e Burimit, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.
“Do të ishte shqetësuese sikur incidente të tilla të vazhdonin edhe gjatë natës. Duhet të jemi të sigurt që KQZ-ja të rritë numrin e vëzhguesve dhe partitë të kufizojnë numrin e pjesëtarëve të tyre në vendvotime.
Gjithë këta të rinj nuk duhet të sorollaten rreth vendvotimeve, ata duhet të largohen nga autoritetet”, ka thënë ambasadori Dell gjatë vizitës që i bëri të dielën Istogut.
Edhe ambasadori Sparks kërkoi që procesi zgjedhor të kalojë në frymë të lirë dhe demokratike. “Nëse ka shumë të rinj që rrinë këtu tërë ditën dhe i vëzhgojnë votimet, kjo është frikësuese. Njerëzit në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të frikësuar gjatë procesit të votimit”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka arrestuar të paktën tetë persona në Banjë të Pejës, të cilët kanë tentuar të hyjnë në këtë qendër votimi. Dyshohet se disa prej tyre nuk kanë qenë fare nga komuna e Istogut.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Endi Sparks kanë shfaqur shqetësime në lidhje me incidentin e shkaktuara në fshatin Banjë, gjatë procesit zgjedhor për komunën e Burimit, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona. “Do të ishte shqetësuese sikur incidente të tilla të vazhdonin edhe gjatë natës. Duhet të jemi të sigurt që KQZ-ja të rritë numrin e vëzhguesve dhe partitë të kufizojnë numrin e pjesëtarëve të tyre në vendvotime.
Gjithë këta të rinj nuk duhet të sorollaten rreth vendvotimeve, ata duhet të largohen nga autoritetet”, ka thënë ambasadori Dell gjatë vizitës që i bëri të dielën Istogut.
Edhe ambasadori Sparks kërkoi që procesi zgjedhor të kalojë në frymë të lirë dhe demokratike. “Nëse ka shumë të rinj që rrinë këtu tërë ditën dhe i vëzhgojnë votimet, kjo është frikësuese. Njerëzit në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të frikësuar gjatë procesit të votimit”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka arrestuar të paktën tetë persona në Banjë të Pejës, të cilët kanë tentuar të hyjnë në këtë qendër votimi. Dyshohet se disa prej tyre nuk kanë qenë fare nga komuna e Istogut.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/04/2010 10:55 - Liderët e botës falënderojnë Thaçin për pikturat e fëmijëve
- 11/04/2010 20:39 - Në Kqiq të Mitrovicës lajmërohen gjarpërinjët
- 11/04/2010 20:37 - Pensionistët kërkojnë rritje pensionesh
- 11/04/2010 20:34 - Burgim i përjetshëm, mund të kthehet në Kosovë
- 11/04/2010 20:32 - Arrestohen 8 persona në Banjë të Pejës
Të vjetra:
- 11/04/2010 15:17 - Incident në Istog, arrestohen simpatizantë të LDK e AAK
- 11/04/2010 14:17 - Dalai Lama uron pavarësinë e Kosovës
- 11/04/2010 12:51 - Mijëra qytetarë kundër procesit të Albin Kurtit
- 11/04/2010 11:55 - Po mbahen zgjedhjet në Istog
- 10/04/2010 19:36 - Kosova nënshkruan në librin e zisë për presidentin Kaczynski
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

