( 0 Votes )
Qytetarët e Istogut kanë dal sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së tyre. Zyrtarët e shtabeve zgjedhore të partive politike njoftuan se të gjitha qendrat, me përjashtim të asaj në Osojan, janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur parregullsi.
Por, ndryshe ka raportuar Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, të cilët kanë thënë se kanë identifikuar parregullsi, si mungesa e listës së kandidatëve, mungesa e udhëzimeve për votime, si dhe fotografime të votave nga votuesit.
Raportohet se deri rreth orës dhjetë të mëngjesit, ftesës i janë përgjigjur 5 për qind e votuesve. Konferencën e tyre e kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e KQZ-së, sipas të cilëve janë katër ekipe mobile, të cilat do të jenë aktive në këtë komunë.
Një ekip në burgun e Dubravës, dhe Shtëpinë e të Moshuarve dhe dy ekipe do të jenë të angazhuar për votimin e personave me nevoja të veçanta. Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog mbahen pas vdekjes së kryetarit të kësaj komune, Fadil Feratit. Të drejtë vote kanë 39 mijë e 307 qytetarë.
Qytetarët e Istogut kanë dal sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së tyre. Zyrtarët e shtabeve zgjedhore të partive politike njoftuan se të gjitha qendrat, me përjashtim të asaj në Osojan, janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur parregullsi. Por, ndryshe ka raportuar Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, të cilët kanë thënë se kanë identifikuar parregullsi, si mungesa e listës së kandidatëve, mungesa e udhëzimeve për votime, si dhe fotografime të votave nga votuesit.
Raportohet se deri rreth orës dhjetë të mëngjesit, ftesës i janë përgjigjur 5 për qind e votuesve. Konferencën e tyre e kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e KQZ-së, sipas të cilëve janë katër ekipe mobile, të cilat do të jenë aktive në këtë komunë.
Një ekip në burgun e Dubravës, dhe Shtëpinë e të Moshuarve dhe dy ekipe do të jenë të angazhuar për votimin e personave me nevoja të veçanta. Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog mbahen pas vdekjes së kryetarit të kësaj komune, Fadil Feratit. Të drejtë vote kanë 39 mijë e 307 qytetarë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/04/2010 20:32 - Arrestohen 8 persona në Banjë të Pejës
- 11/04/2010 16:15 - Ambasadorët Dell dhe Sparks të shqetësuar për incidentet
- 11/04/2010 15:17 - Incident në Istog, arrestohen simpatizantë të LDK e AAK
- 11/04/2010 14:17 - Dalai Lama uron pavarësinë e Kosovës
- 11/04/2010 12:51 - Mijëra qytetarë kundër procesit të Albin Kurtit
Të vjetra:
- 10/04/2010 19:36 - Kosova nënshkruan në librin e zisë për presidentin Kaczynski
- 10/04/2010 18:46 - Antarët e PDK-së në Prizren vazhdojnë të largohen
- 10/04/2010 18:36 - Nexhat Daci rizgjidhet kryetar i LDD-së, pa kundërkandidat
- 10/04/2010 18:07 - Ministri serb Ivanoviq: EULEX pa guxim të merret me lëndët serbe
- 10/04/2010 18:01 - AAK cakton detyrat për shefin e ri të policisë, Behar Selimi
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

