( 0 Votes )
Një delegacion i Republikës së Kosovës, ka marrë pjesë në meshën e përshpirtshme të mbajtur në Kishën Katolike të Shkupit për Presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshorten e tij Maria dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit polak, të cilët humbën jetën të shtunën në aksidentin tragjik.
Në delegacion ishin të pranishëm pwrfaqwsues tw presidencës, kryeministrisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skënder Durmishi.
Delegacioni nënshkroi në librin e zisë e cila ishte hapur në ambasadën e Republikës së Polonisë në Shkup.
Në meshën e përshpirtshme për Presidentin Kaczynski, përveç ambasadorit të Polonisë në Shkup, morën pjesë edhe gjithë krerët më lartë shtetërorë të Maqedonisë, Presidenti George Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit e zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues nga e gjithë bota të akredituar në Shkup.
Ambasadori i Polonisë falënderoi pjesëmarrësit, ndërsa me theks të veçantë falënderoi për solidaritetin e treguar nga Republika e Kosovës dhe sidomos pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në meshën e përshpirtshme në Kishën Katolike të Shkupit.
Një delegacion i Republikës së Kosovës, ka marrë pjesë në meshën e përshpirtshme të mbajtur në Kishën Katolike të Shkupit për Presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshorten e tij Maria dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit polak, të cilët humbën jetën të shtunën në aksidentin tragjik.Në delegacion ishin të pranishëm pwrfaqwsues tw presidencës, kryeministrisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skënder Durmishi.
Delegacioni nënshkroi në librin e zisë e cila ishte hapur në ambasadën e Republikës së Polonisë në Shkup.
Në meshën e përshpirtshme për Presidentin Kaczynski, përveç ambasadorit të Polonisë në Shkup, morën pjesë edhe gjithë krerët më lartë shtetërorë të Maqedonisë, Presidenti George Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit e zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues nga e gjithë bota të akredituar në Shkup.
Ambasadori i Polonisë falënderoi pjesëmarrësit, ndërsa me theks të veçantë falënderoi për solidaritetin e treguar nga Republika e Kosovës dhe sidomos pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në meshën e përshpirtshme në Kishën Katolike të Shkupit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/04/2010 16:15 - Ambasadorët Dell dhe Sparks të shqetësuar për incidentet
- 11/04/2010 15:17 - Incident në Istog, arrestohen simpatizantë të LDK e AAK
- 11/04/2010 14:17 - Dalai Lama uron pavarësinë e Kosovës
- 11/04/2010 12:51 - Mijëra qytetarë kundër procesit të Albin Kurtit
- 11/04/2010 11:55 - Po mbahen zgjedhjet në Istog
Të vjetra:
- 10/04/2010 18:46 - Antarët e PDK-së në Prizren vazhdojnë të largohen
- 10/04/2010 18:36 - Nexhat Daci rizgjidhet kryetar i LDD-së, pa kundërkandidat
- 10/04/2010 18:07 - Ministri serb Ivanoviq: EULEX pa guxim të merret me lëndët serbe
- 10/04/2010 18:01 - AAK cakton detyrat për shefin e ri të policisë, Behar Selimi
- 10/04/2010 17:55 - Bujqit protestojnë me traktorë në qendër të Prishtinës
Sonte në KlanKosova
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

