( 0 Votes )
Me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë.
Në mesazhin e Presidentit Sejdiu, ndër të tjera, thuhet: “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë”.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të. Gjithashtu edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tij të thellë për humbjen e jetës së presidentit të Republikës së Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk.
“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën presidenti Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta", thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Kreu shqiptar ne mesazhin e tij, shprehet se i qëndron shume pranë të gjithë popullit polak në këtë moment të vështirë.
Me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë. Në mesazhin e Presidentit Sejdiu, ndër të tjera, thuhet: “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë”.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të. Gjithashtu edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tij të thellë për humbjen e jetës së presidentit të Republikës së Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk.
“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën presidenti Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta", thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Kreu shqiptar ne mesazhin e tij, shprehet se i qëndron shume pranë të gjithë popullit polak në këtë moment të vështirë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/04/2010 18:07 - Ministri serb Ivanoviq: EULEX pa guxim të merret me lëndët serbe
- 10/04/2010 18:01 - AAK cakton detyrat për shefin e ri të policisë, Behar Selimi
- 10/04/2010 17:55 - Bujqit protestojnë me traktorë në qendër të Prishtinës
- 10/04/2010 17:21 - Promovohet “ Feniksët e Lirisë”
- 10/04/2010 17:08 - Përkujtohet si hero diktatori shqiptar Enver Hoxha
Të vjetra:
- 10/04/2010 10:02 - Në Burim është heshtje zgjedhore
- 09/04/2010 13:16 - Sheremet Ahmeti sërish drejtor
- 09/04/2010 13:14 - Përkujtohet thyerja e kufirit shqiptaro- shqiptar
- 09/04/2010 13:09 - Sot u mbyll fushata parazgjedhore në Burim
- 09/04/2010 13:03 - Vetëvendosje proteston para Gjykatës Kushtetuese
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

