( 0 Votes )
Dy shqiptarë janë sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga një grup serbësh, ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Të sulmuarit janë 26 vjecari Zenun Mustafa dhe 28 vjecari Blerim Mustafa.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen “Kodra e Minatorëve” ku sipas KMDLNJ-së, lëndime të rënda ka marrë Zenun Mustafa, kurse Blerim Mustafa ka arritur t’u ikte sulmuesve. “Blerimi falë mundësisë për të ikur ka arritur të lajmërojë patrullën e policisë.
Ata që kujdestaronin gjatë natës në urën kryesore mbi lumin Ibër, ishin një shqiptar dhe një serb dhe nuk j’u kanë ofruar ndihmë”, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka mohuar deklaratën, duke thënë se policia u ka ofruar ndihmë të lënduarve, ku njërin nga ta e kanë dërguar në qendrën mjekësore për trajtim.
Përderisa ai e ka konfirmuar ngjarjen shtoi se asnjë pjesëtar i policisë nuk ka qenë i pranishëm në rastin kur dy qytetarët u sulmuan me gurë nga të rinjtë serbë. Në komunikatë thuhet se ndihma e policisë nuk ka ardhur për shkak se sipas tyre nuk u lejohet të intervenojnë në pjesët e “okupuara” të qytetit.
Dy shqiptarë janë sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga një grup serbësh, ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Të sulmuarit janë 26 vjecari Zenun Mustafa dhe 28 vjecari Blerim Mustafa.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen “Kodra e Minatorëve” ku sipas KMDLNJ-së, lëndime të rënda ka marrë Zenun Mustafa, kurse Blerim Mustafa ka arritur t’u ikte sulmuesve. “Blerimi falë mundësisë për të ikur ka arritur të lajmërojë patrullën e policisë.
Ata që kujdestaronin gjatë natës në urën kryesore mbi lumin Ibër, ishin një shqiptar dhe një serb dhe nuk j’u kanë ofruar ndihmë”, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka mohuar deklaratën, duke thënë se policia u ka ofruar ndihmë të lënduarve, ku njërin nga ta e kanë dërguar në qendrën mjekësore për trajtim.
Përderisa ai e ka konfirmuar ngjarjen shtoi se asnjë pjesëtar i policisë nuk ka qenë i pranishëm në rastin kur dy qytetarët u sulmuan me gurë nga të rinjtë serbë. Në komunikatë thuhet se ndihma e policisë nuk ka ardhur për shkak se sipas tyre nuk u lejohet të intervenojnë në pjesët e “okupuara” të qytetit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/04/2010 13:14 - Përkujtohet thyerja e kufirit shqiptaro- shqiptar
- 09/04/2010 13:09 - Sot u mbyll fushata parazgjedhore në Burim
- 09/04/2010 13:03 - Vetëvendosje proteston para Gjykatës Kushtetuese
- 08/04/2010 10:50 - Kapen 100 kg mariuhanë, armë e municione, arrestohen 4 persona
- 08/04/2010 10:32 - Presidenti Sejdiu pret përfaqësues të komunitetit rom, në ditën e tyre
Të vjetra:
- 08/04/2010 09:44 - "Express": Feith dhe Kermabon nuk kanë raporte të mira
- 07/04/2010 15:32 - Shkarkohen nga detyra Zehadin Gashi dhe Qaush Kabashi
- 07/04/2010 15:16 - Steinberg të enjten pritet të vijë në Kosovë
- 07/04/2010 14:30 - Prishtina, një ndër vendet më të ndotura ekologjikisht
- 07/04/2010 13:57 - Dhjetra fshatra konsiderohen të jenë nën rrezikun e minave
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

