( 0 Votes )
Pozitat dhe kompetencat që mbajnë kanë bërë dy zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në Kosovë, Pieter Feith dhe Yves de Kermabon të mos kenë raporte të mira me njëri-tjeterin. Ky është konstatimi që jep gazeta “Express” e cila bazohet në burime të saj.
Pieter Feith si përfaqësues i BE-së është i ngarkuar të koordinojë praninë europiane në Kosovë, që nënkupton edhe Zyrën Ndërlidhëse të BE-së edhe EULEX-in. Ky status, sipas “Express” i siguron holandezit epërsi ndaj francezit Kermabon, i cili ka gradën e gjeneralit dhe ka shërbyer edhe si Komandant i KFOR-it.
Raportet mes tyre, shton e përditshmja kosovare, janë përfolur edhe më parë me arsyetimet se si një gjeneral francez e ka të vështirë të marrë urdhra apo të jetë nën komandën e një diplomati holandez.
Dy përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, sipas gazetës, shtyhen për primat, rrallë herë shihen në aktivitete të përbashkëta dhe kanë mospajtime serioze për çështje të rëndësishme. Zyrtarisht, Feith dhe Kermabon mohojnë të kenë mospajtime, shkruan "Express".

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/04/2010 13:09 - Sot u mbyll fushata parazgjedhore në Burim
- 09/04/2010 13:03 - Vetëvendosje proteston para Gjykatës Kushtetuese
- 08/04/2010 10:50 - Kapen 100 kg mariuhanë, armë e municione, arrestohen 4 persona
- 08/04/2010 10:32 - Presidenti Sejdiu pret përfaqësues të komunitetit rom, në ditën e tyre
- 08/04/2010 10:09 - Sulmohen dy shqiptarë nga serbët në veri
Të vjetra:
- 07/04/2010 15:32 - Shkarkohen nga detyra Zehadin Gashi dhe Qaush Kabashi
- 07/04/2010 15:16 - Steinberg të enjten pritet të vijë në Kosovë
- 07/04/2010 14:30 - Prishtina, një ndër vendet më të ndotura ekologjikisht
- 07/04/2010 13:57 - Dhjetra fshatra konsiderohen të jenë nën rrezikun e minave
- 07/04/2010 11:47 - Prezantohen 217 përgjigjie të pyetësorit të BE-së
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.