( 2 Votes )
Mbledhja e qeverisë së Kosovës u mbajt të martën për të fundit herë me ministrat aktualë. Kjo mbledhje, u vlerësua edhe si takim lamtumirës pasi reformat në qeveri, përfshijnë 6 ministra të kabinetit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nga të dy partitë në koalicion, PDK e LDK.
Kjo ndodhi pasi kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria kërkon kapacitete të reja. Ai gjithashtu ka lavdëruar ministrat për punën e tyre.
Ndërkohë lista me emrat e rinjë nuk është zyrtarizuar të martën, pasi ministrat e LDK-së, sipas burimeve të Klan Kosovës, nuk janë pajtuar të largohen pa u dhënë arsye.
Ka mbetur që të mërkurën, kryesia e LDK-së, të mblidhet dhe të japë vlerësimet për punën e ministrave të saj që largohen. Ndryshe lista e bërë publike nga Klan kosova që të dielën, mbetet pothuajse e njëjta.
Informacionet e fundit, janë që Alush Gashi, Nekibe Kelmendi, Zenun Pajaziti, Idriz Vehabi, Fehmi Mujota dhe Valton Beqiri do të largohen. Ndërkohë që Edita Tahiri, Bajram Rexhepi, Lutfi Haziri, Bujar Bukoshi do jenë fytyrat e reja në Qeveri.
Ndryshimi i vetëm është në Ministrinë e Drejtësisë, ku Nekibe Kelmendin do e zëvendësojë profesori i Kriminalistikës në Universitetin e Prishtinës Haki Demolli. Dardan Gashi dhe Zenun Pajaziti, do jenë zëvendës ministra për integrime. Ajo që nuk dihet ende është se kush do të jetë Ministri i Integrimeve.
Mbledhja e qeverisë së Kosovës u mbajt të martën për të fundit herë me ministrat aktualë. Kjo mbledhje, u vlerësua edhe si takim lamtumirës pasi reformat në qeveri, përfshijnë 6 ministra të kabinetit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nga të dy partitë në koalicion, PDK e LDK.Kjo ndodhi pasi kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria kërkon kapacitete të reja. Ai gjithashtu ka lavdëruar ministrat për punën e tyre.
Ndërkohë lista me emrat e rinjë nuk është zyrtarizuar të martën, pasi ministrat e LDK-së, sipas burimeve të Klan Kosovës, nuk janë pajtuar të largohen pa u dhënë arsye.
Ka mbetur që të mërkurën, kryesia e LDK-së, të mblidhet dhe të japë vlerësimet për punën e ministrave të saj që largohen. Ndryshe lista e bërë publike nga Klan kosova që të dielën, mbetet pothuajse e njëjta.
Informacionet e fundit, janë që Alush Gashi, Nekibe Kelmendi, Zenun Pajaziti, Idriz Vehabi, Fehmi Mujota dhe Valton Beqiri do të largohen. Ndërkohë që Edita Tahiri, Bajram Rexhepi, Lutfi Haziri, Bujar Bukoshi do jenë fytyrat e reja në Qeveri.
Ndryshimi i vetëm është në Ministrinë e Drejtësisë, ku Nekibe Kelmendin do e zëvendësojë profesori i Kriminalistikës në Universitetin e Prishtinës Haki Demolli. Dardan Gashi dhe Zenun Pajaziti, do jenë zëvendës ministra për integrime. Ajo që nuk dihet ende është se kush do të jetë Ministri i Integrimeve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 01/04/2010 13:35 - Opozita dyshuese me riformatizimin e qeverisë
- 01/04/2010 13:33 - Në Kuvend paraqiten ministrat e rinjë
- 31/03/2010 19:58 - Dëmtohen varreza serbe, aktin e dënon qeveria e Kosovës
- 31/03/2010 11:07 - LDK arrin konsensus për ndryshimin e ministrave të saj
- 30/03/2010 19:55 - Gj.N.D nuk jep afat për dhënien e mendimit për Kosovën
Të vjetra:
- 30/03/2010 19:31 - Kuvendi i Kosovës debaton në prill për rastin Kurti
- 30/03/2010 13:42 - Diplomati Steinberg: Kosova, forcë stabiliteti
- 30/03/2010 13:37 - Protestohet në Prishtinë kundër të dënuarve të UÇK-së
- 29/03/2010 12:49 - Serbia kërkon të zhvendosë ministri në Kosovë
- 29/03/2010 12:44 - Jeremiq i pakënaqur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

