( 0 Votes )
Serbia ka mundësi të mos marrë pjesë në konferencën për Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, shkruan e përditshmja beogradase “Blic”, duke cituar burime të kabinetit të presidentit Boris Tadiq.
Thuhet se në takimin me kryeministrin slloven Borut Pahor, Tadiq nuk ka pranuar që të shkohet në konferencë pa siglën e shtetit nga vjen pjesëmarrësi. Ai insiston që të emërtohen pjesëmarrësit nga shteti nga vijnë.
Sipas këtij burimi, presidenti serb pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin slloven, Borut Pahor, ka qenë i zemëruar, pasi organizatorët Sllovenia dhe Kroacia, tentojnë të përmbysin parimet për të cilat janë pajtuar që në fillim të negociatave për mbajtjen e konferencës, shkruan kjo gazetë.
Ndërkohë Kosova riktheson se do të marrë pjesë si shtet i pavarur. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Serbia ka mundësi të mos marrë pjesë në konferencën për Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, shkruan e përditshmja beogradase “Blic”, duke cituar burime të kabinetit të presidentit Boris Tadiq. Thuhet se në takimin me kryeministrin slloven Borut Pahor, Tadiq nuk ka pranuar që të shkohet në konferencë pa siglën e shtetit nga vjen pjesëmarrësi. Ai insiston që të emërtohen pjesëmarrësit nga shteti nga vijnë.
Sipas këtij burimi, presidenti serb pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin slloven, Borut Pahor, ka qenë i zemëruar, pasi organizatorët Sllovenia dhe Kroacia, tentojnë të përmbysin parimet për të cilat janë pajtuar që në fillim të negociatave për mbajtjen e konferencës, shkruan kjo gazetë.
Ndërkohë Kosova riktheson se do të marrë pjesë si shtet i pavarur. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/03/2010 15:47 - Admirali Fitzgerald: Është herët për FSK-në të përfaqësohet jashtë
- 19/03/2010 15:35 - Kryeministri Thaçi udhëton për në samitin e Bërdos
- 19/03/2010 15:24 - Arrestohet një i dyshuar për vjedhje me armë në Burim
- 19/03/2010 12:02 - Stefan Fule: Kosova të angazhohet për luftën ndaj korrupsionit
- 19/03/2010 11:58 - Tadiq: Të gatshëm për dialog me Kosovën pas GJND-së
Të vjetra:
- 19/03/2010 11:52 - Kongresisti Pomeroy: Serbia shfrytëzon diplomacinë për çështjen e Kosovës
- 18/03/2010 15:35 - AKR: Kosova po testohet me përfaqësimin si shtet i pavarur në Slloveni
- 18/03/2010 14:29 - Ministri Pajaziti: Siguria nuk është e cënuar
- 18/03/2010 14:23 - Policia e Kosovës mbron prej sot monumentin e Gazimestanit
- 18/03/2010 14:20 - Mediat vendore: Kermabo pritet të lë postin
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

