( 0 Votes )
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, tha sot se ka pasur shqetësime që kanë mundur të sjellin dyshime për aktivitete ekstremiste, mirëpo siguria në Kosovë nuk është cenuar.
Këto komente ai i bëri pas takimeve të ndara që pati sot me kreun e bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe me atë të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.
Këta dy të fundit ndërkaq, komentuan zhvillimet e fundit që lidhen me aspektin religjioz. Kryemyftiu Tërnava tha se rastet e fundit të mos-lejimit të vijimit të shkollimit, për shkak të mbajtjes së mbulesës, janë kundër konventave ndërkombëtare, që janë të zbatueshme edhe në Kosovë.
Ndërkaq, Imzot Gjergji, shprehu kundërshtimin që të ngrihen paralelizma mes rastit të largimit të hoxhës së Marinës, dhe deklaratave të priftit, Anton Kcira në SHBA. Kreu i Ipeshkvisë, foli edhe për politikë, ku vlerësoi se Vatikani e ka njohur Kosovën në mënyrë indirekte, kur ka bërë thirrje që shtetet ta njohin realitetin e ri në Kosovë..
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, tha sot se ka pasur shqetësime që kanë mundur të sjellin dyshime për aktivitete ekstremiste, mirëpo siguria në Kosovë nuk është cenuar. Këto komente ai i bëri pas takimeve të ndara që pati sot me kreun e bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe me atë të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.
Këta dy të fundit ndërkaq, komentuan zhvillimet e fundit që lidhen me aspektin religjioz. Kryemyftiu Tërnava tha se rastet e fundit të mos-lejimit të vijimit të shkollimit, për shkak të mbajtjes së mbulesës, janë kundër konventave ndërkombëtare, që janë të zbatueshme edhe në Kosovë.
Ndërkaq, Imzot Gjergji, shprehu kundërshtimin që të ngrihen paralelizma mes rastit të largimit të hoxhës së Marinës, dhe deklaratave të priftit, Anton Kcira në SHBA. Kreu i Ipeshkvisë, foli edhe për politikë, ku vlerësoi se Vatikani e ka njohur Kosovën në mënyrë indirekte, kur ka bërë thirrje që shtetet ta njohin realitetin e ri në Kosovë..
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/03/2010 12:02 - Stefan Fule: Kosova të angazhohet për luftën ndaj korrupsionit
- 19/03/2010 11:58 - Tadiq: Të gatshëm për dialog me Kosovën pas GJND-së
- 19/03/2010 11:55 - Serbia mund të mos marrë pjesë në samitin e Sllovenisë
- 19/03/2010 11:52 - Kongresisti Pomeroy: Serbia shfrytëzon diplomacinë për çështjen e Kosovës
- 18/03/2010 15:35 - AKR: Kosova po testohet me përfaqësimin si shtet i pavarur në Slloveni
Të vjetra:
- 18/03/2010 14:23 - Policia e Kosovës mbron prej sot monumentin e Gazimestanit
- 18/03/2010 14:20 - Mediat vendore: Kermabo pritet të lë postin
- 17/03/2010 19:19 - Rrëmbehet një femër në Kamenicë, policia është në kërkim
- 17/03/2010 18:23 - Natasha Kandiq kërkohet të shpallet qytetare nderi e Ferizajt
- 17/03/2010 18:17 - Presidenti Sejdiu flet para ambasadorëve të Këshillit të Atlantikut Verior
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

