( 0 Votes )
Një femër nga Fshati Koretinë i Kamenicës, është rrëmbyer prej dy ditësh nga tre persona që dyshohet të jenë nga rajoni i Gjilanit. Sipas policisë, e tërë ngjarja ndodhi kur tre persona me një automjet të tipit BMW me ngjyrë të kuqe, kanë marrë vajzën në fshatin e saj dhe kanë filluar të ikin me veturë.
Por, babai i viktimës ka lajmëruar policinë dhe Njësitet patrulluese menjëherë janë vënë në kërkim të veturës e cila është ndaluar nga policia në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku janë takuar dy të dyshuarit, të cilët janë arrestuar.
Pas intervistimit është kuptuar se i dyshuari i tretë së bashku me viktimën kanë dal nga vetura në fshatin Dobërqan dhe për momentin nuk dihet lokacioni i tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që të dyshuarit I. N. 28 vjeçar dhe M. R. 21 vjeçar të ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë i cili po ashtu është i njohur për policinë. Gjilani është rajoni me numrin më të madh të rrëmbimeve kohëve të fundit, ndërsa policia vazhdimisht arrin të zbulojë vendin e rrëmbyesve dhe të lirojë viktimat.
Një femër nga Fshati Koretinë i Kamenicës, është rrëmbyer prej dy ditësh nga tre persona që dyshohet të jenë nga rajoni i Gjilanit. Sipas policisë, e tërë ngjarja ndodhi kur tre persona me një automjet të tipit BMW me ngjyrë të kuqe, kanë marrë vajzën në fshatin e saj dhe kanë filluar të ikin me veturë. Por, babai i viktimës ka lajmëruar policinë dhe Njësitet patrulluese menjëherë janë vënë në kërkim të veturës e cila është ndaluar nga policia në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku janë takuar dy të dyshuarit, të cilët janë arrestuar.
Pas intervistimit është kuptuar se i dyshuari i tretë së bashku me viktimën kanë dal nga vetura në fshatin Dobërqan dhe për momentin nuk dihet lokacioni i tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që të dyshuarit I. N. 28 vjeçar dhe M. R. 21 vjeçar të ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë i cili po ashtu është i njohur për policinë. Gjilani është rajoni me numrin më të madh të rrëmbimeve kohëve të fundit, ndërsa policia vazhdimisht arrin të zbulojë vendin e rrëmbyesve dhe të lirojë viktimat.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/03/2010 11:52 - Kongresisti Pomeroy: Serbia shfrytëzon diplomacinë për çështjen e Kosovës
- 18/03/2010 15:35 - AKR: Kosova po testohet me përfaqësimin si shtet i pavarur në Slloveni
- 18/03/2010 14:29 - Ministri Pajaziti: Siguria nuk është e cënuar
- 18/03/2010 14:23 - Policia e Kosovës mbron prej sot monumentin e Gazimestanit
- 18/03/2010 14:20 - Mediat vendore: Kermabo pritet të lë postin
Të vjetra:
- 17/03/2010 18:23 - Natasha Kandiq kërkohet të shpallet qytetare nderi e Ferizajt
- 17/03/2010 18:17 - Presidenti Sejdiu flet para ambasadorëve të Këshillit të Atlantikut Verior
- 17/03/2010 17:06 - Në aksidente të ndryshme trafiku vdesin dy e lëndohet një person
- 17/03/2010 16:52 - Kosova hap ambasadën e saj në Hungari
- 17/03/2010 16:38 - UNDP hap në Graçanicë të enjten zyrën për ndihmë juridike
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

