( 0 Votes )
Një rrjet i organizatave joqeveritare të Ferizajt ka kërkuar të shpallet qytetare nderi drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq.
Kjo kërkesë u drejtohet, Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe partive politike me arsyen e njohjes së kontributit të zonjës Kandiq, për respektimin e të drejtave të njeriut. Këtë iniciativë e kanë ndërmarrë OJQ-të INPO, Avonet, IRP të mbështetur edhe nga klubi lokal i gazetarëve “Haki Braha”, në Ferizaj.
Sipas nnjë njoftimi në fillim të viteve 1990, Kandiq ka protestuar kundër torturës, përdhunimit dhe vrasjeve, duke dokumentuar mizoritë e kryera gjatë luftrave në ish-Jugosllavi mes viteve 1991 - 1999.
Komuna e Ferizajt i ka dhënë titullin e “Qytetarit të nderit” Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe humanistit italian Don Sandro Shaboleta.
Një rrjet i organizatave joqeveritare të Ferizajt ka kërkuar të shpallet qytetare nderi drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq.Kjo kërkesë u drejtohet, Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe partive politike me arsyen e njohjes së kontributit të zonjës Kandiq, për respektimin e të drejtave të njeriut. Këtë iniciativë e kanë ndërmarrë OJQ-të INPO, Avonet, IRP të mbështetur edhe nga klubi lokal i gazetarëve “Haki Braha”, në Ferizaj.
Sipas nnjë njoftimi në fillim të viteve 1990, Kandiq ka protestuar kundër torturës, përdhunimit dhe vrasjeve, duke dokumentuar mizoritë e kryera gjatë luftrave në ish-Jugosllavi mes viteve 1991 - 1999.
Komuna e Ferizajt i ka dhënë titullin e “Qytetarit të nderit” Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe humanistit italian Don Sandro Shaboleta.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 18/03/2010 15:35 - AKR: Kosova po testohet me përfaqësimin si shtet i pavarur në Slloveni
- 18/03/2010 14:29 - Ministri Pajaziti: Siguria nuk është e cënuar
- 18/03/2010 14:23 - Policia e Kosovës mbron prej sot monumentin e Gazimestanit
- 18/03/2010 14:20 - Mediat vendore: Kermabo pritet të lë postin
- 17/03/2010 19:19 - Rrëmbehet një femër në Kamenicë, policia është në kërkim
Të vjetra:
- 17/03/2010 18:17 - Presidenti Sejdiu flet para ambasadorëve të Këshillit të Atlantikut Verior
- 17/03/2010 17:06 - Në aksidente të ndryshme trafiku vdesin dy e lëndohet një person
- 17/03/2010 16:52 - Kosova hap ambasadën e saj në Hungari
- 17/03/2010 16:38 - UNDP hap në Graçanicë të enjten zyrën për ndihmë juridike
- 17/03/2010 16:18 - Mahkovec: Samiti do të mbahet pavarësisht vendimit të Serbisë
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

