( 0 Votes )
Presidenti Fatmir Sejdiu para ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior në Bruksel, ka bërë një rezyme të të arriturave të Kosovës.
Ai ka përmendur strategjinë për veriun i cili sipas tij ka për qëllim integrimin e popullatës së pjesës veriore të Kosovës në institucionet e shtetit.
Presidenti Sejdiu tha se janë bërë hapa konkretë për funksionalizimin e kësaj strategjie, për të cilën institucionet e Republikës së Kosovës kanë përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare.
Presidenti Sejdiu ka folur edhe për bashkëpunimin e institucioneve të vendit me institucionet ndërkombëtare, KFOR-in, EULEX-n dhe ICO-në. Sejdiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in.
Ai e çmoi shumë të rëndësishëm rolin e KFOR-it në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndërsa theksoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme që KFOR-i ka dhënë dhe po jep në ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s.
Duke folur për punën e EULEX-it, ai tha se ekziston nevoja për veprime konkrete në vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa në raportet me ICO-në ai ritheksoi vazhdimin e bashkëpunimit në zbatimin e Planit të Presidentit Ahtisari. Duke përmendur njohjet nga 65 vende demokratike ai u shpreh i bindur se numri i tyre do të rritet pas dhënies së mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ndër të tjera ai ka përmendur ngritjen e institucioneve të shtetit dhe ka shprehur rëndësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 18/03/2010 14:29 - Ministri Pajaziti: Siguria nuk është e cënuar
- 18/03/2010 14:23 - Policia e Kosovës mbron prej sot monumentin e Gazimestanit
- 18/03/2010 14:20 - Mediat vendore: Kermabo pritet të lë postin
- 17/03/2010 19:19 - Rrëmbehet një femër në Kamenicë, policia është në kërkim
- 17/03/2010 18:23 - Natasha Kandiq kërkohet të shpallet qytetare nderi e Ferizajt
Të vjetra:
- 17/03/2010 17:06 - Në aksidente të ndryshme trafiku vdesin dy e lëndohet një person
- 17/03/2010 16:52 - Kosova hap ambasadën e saj në Hungari
- 17/03/2010 16:38 - UNDP hap në Graçanicë të enjten zyrën për ndihmë juridike
- 17/03/2010 16:18 - Mahkovec: Samiti do të mbahet pavarësisht vendimit të Serbisë
- 17/03/2010 15:25 - Nxënësit nuk do të kalojnë më pushimin e drekës nëpër bufe
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.