( 1 Vote )
Asetet e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Serbi dhe Mal të Zi, janë duke u shitur. Sipas një dokumenti të AKP-së, thuhet se Agjencia e Privatizimit të Serbisë aktualisht po shet asete të ndërmarrjeve shoqërore, që gjenden në territorin e Serbisë.
Si raste përmenden disa dyqane të NSH “Jatex”, për të cilën të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë njoftuar me rregull. Po ashtu një rast tjetër është në gjykatat e Malit të Zi, ku janë duke u zhvilluar konteste ligjore të NSH “Rekreaturs” nga Prishtina, e cila ka asete në “Kamenova” në Budva me sipërfaqe 3.3 hektarë dhe Industria e Mishit me ngrirje e Fushë Kosovës, asetet e së cilës ndërmarrje gjenden në qytete të ndryshme të Malit të Zi.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë për Kosovapress se kjo çështje me Malin e Zi do të diskutohet në ditët e ardhshme, ku pritet një delegacion i MEF-it të vizitojë këtë shtet. Në këtë takim pritet formimi i një grupi punues për të shqyrtuar pasurinë e Kosovës në Mal të Zi, apo pasuritë e Malit të Zi në Kosovë. Shala ka thënë se një të ardhme këto çështje do të diskutohen edhe me Serbinë.
ministri I Ekonomisw dhe Financave Ahmet Shala ka thënë: “Përpjekjet tona janë që me shtetet mike fqinjë që i kanë bërë njohje reciproke të Kosovës të fillojmë të zgjidhim këto çështje pronësore juridike që janë mes të dy shteteve dhe besoj që nga Mali i Zi ka mirëkuptim për këtë.
Sa di unë, Kroacia ka vepruar me rregull deri më tani dhe ligjet e Kosovës janë konform procedurave dhe standardeve evropiane sa i përket të drejtës së pronës, kështu që ne si shtet kemi qenë mjaft korrekt me këtë çështje.”
Nga ana tjetër zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka thënë për Kosovapress se problemet më të theksuara rreth kësaj çështje janë me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Agjencia Kosovar i Privatizimit ballafaqohet me këtë problematiken e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës. Janë duke u bërë hulumtime të vazhdueshme për identifikimin e gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të pasurisë së Kosovës që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Ka probleme dhe më të theksuar janë në asetet që gjenden në Serbi dhe në Mal të Zi. Po asete mund të themi se ka në gjitha republikat e ish federatës jugosllave”, ka thënë Kaloshi. Deri tani sipas të dhënave të AKP-së ekzistojnë rreth 155 asete të 55 ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës, në Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci, Serbi etj.
Asetet e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Serbi dhe Mal të Zi, janë duke u shitur. Sipas një dokumenti të AKP-së, thuhet se Agjencia e Privatizimit të Serbisë aktualisht po shet asete të ndërmarrjeve shoqërore, që gjenden në territorin e Serbisë. Si raste përmenden disa dyqane të NSH “Jatex”, për të cilën të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë njoftuar me rregull. Po ashtu një rast tjetër është në gjykatat e Malit të Zi, ku janë duke u zhvilluar konteste ligjore të NSH “Rekreaturs” nga Prishtina, e cila ka asete në “Kamenova” në Budva me sipërfaqe 3.3 hektarë dhe Industria e Mishit me ngrirje e Fushë Kosovës, asetet e së cilës ndërmarrje gjenden në qytete të ndryshme të Malit të Zi.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë për Kosovapress se kjo çështje me Malin e Zi do të diskutohet në ditët e ardhshme, ku pritet një delegacion i MEF-it të vizitojë këtë shtet. Në këtë takim pritet formimi i një grupi punues për të shqyrtuar pasurinë e Kosovës në Mal të Zi, apo pasuritë e Malit të Zi në Kosovë. Shala ka thënë se një të ardhme këto çështje do të diskutohen edhe me Serbinë.
ministri I Ekonomisw dhe Financave Ahmet Shala ka thënë: “Përpjekjet tona janë që me shtetet mike fqinjë që i kanë bërë njohje reciproke të Kosovës të fillojmë të zgjidhim këto çështje pronësore juridike që janë mes të dy shteteve dhe besoj që nga Mali i Zi ka mirëkuptim për këtë.
Sa di unë, Kroacia ka vepruar me rregull deri më tani dhe ligjet e Kosovës janë konform procedurave dhe standardeve evropiane sa i përket të drejtës së pronës, kështu që ne si shtet kemi qenë mjaft korrekt me këtë çështje.”
Nga ana tjetër zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka thënë për Kosovapress se problemet më të theksuara rreth kësaj çështje janë me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Agjencia Kosovar i Privatizimit ballafaqohet me këtë problematiken e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës. Janë duke u bërë hulumtime të vazhdueshme për identifikimin e gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të pasurisë së Kosovës që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Ka probleme dhe më të theksuar janë në asetet që gjenden në Serbi dhe në Mal të Zi. Po asete mund të themi se ka në gjitha republikat e ish federatës jugosllave”, ka thënë Kaloshi. Deri tani sipas të dhënave të AKP-së ekzistojnë rreth 155 asete të 55 ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës, në Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci, Serbi etj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/03/2010 17:54 - EULEX-i dhe Presidenti Sejdiu dënojnë sulmin në veri
- 13/03/2010 17:42 - Arkat fiskale do të aplikohen prej javës së ardhshme
- 13/03/2010 17:26 - Sulmohet shtëpia e kryetarit të Shtërpcës Bratislav Nikoliq
- 13/03/2010 17:17 - Ismet Mulaj i AKR-së kandidon për kryetar të Burimit më 11 prill
- 13/03/2010 16:27 - Nexhat Daci: Qeveria e Kosovës motivon bandat kriminale
Të vjetra:
- 13/03/2010 11:07 - Zubin-Potok, sulmohet vetura e EULEX-it
- 13/03/2010 10:47 - Serbi, arrestime për krime luftë në Kosovë
- 12/03/2010 18:16 - "Demokracia në veprim": Ftojmë gjilanasit të votojnë në zgjedhje
- 12/03/2010 17:48 - Opozita kosovare e vlerëson raportin e DASH-it si objektiv
- 12/03/2010 16:35 - Vazhdojnë përçarjet mes Sindikatës së QKUK-së dhe FSShK-së
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

