( 0 Votes )
Qeveria e Kosovës nuk foli në mbledhjen e saj për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht gjetjeve të tij. Por zëdhënësi i saj Memli Krasniqi, pas mbledhjes tha se raporti në fjalë duhet të merret seriozisht.
“Ne mendojmë që raportet që vijnë nga institucionet e rëndësisë së veçantë si Departamenti i Shtetit duhet të merret shumë seriozisht dhe ato janë marrë vazhdimësi seriozisht. Kemi parasysh këto gjetje dhe këto rekomandime për t’i përfshirë në qasjen tonë në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative të cilat ende ekzistojnë si të trashëguara nga vitet e kaluara”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi .
Derisa opozita e ka vlerësuar raportin si objektiv, nuk kanë nguruar t’i adresojnë kritika qeverisë aktuale.
Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Avdi Smajlaj ka thënë se raporti nuk sjell asgjë të re përveç shkallës së lartë të korrupsionit, sepse korrupsioni sipas tij pothuajse është mbjellur, është zhvilluar dhe është lulëzuar nga të gjitha qeveritë e pasluftës.
“Kjo është çështja më shqetësuese sa i përket nivelit të korrupsionit në Kosovë” ka thënë Smajlaj. E anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, tha se raporti i Departamentit të Shtetit, tregon se nuk është vetëm AAK-ja kritikuese e punës së qeverisë aktuale. Raporti i sivjetëmm i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se korrupsioni, ndërhyrja e qeverisë në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
Qeveria e Kosovës nuk foli në mbledhjen e saj për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht gjetjeve të tij. Por zëdhënësi i saj Memli Krasniqi, pas mbledhjes tha se raporti në fjalë duhet të merret seriozisht.“Ne mendojmë që raportet që vijnë nga institucionet e rëndësisë së veçantë si Departamenti i Shtetit duhet të merret shumë seriozisht dhe ato janë marrë vazhdimësi seriozisht. Kemi parasysh këto gjetje dhe këto rekomandime për t’i përfshirë në qasjen tonë në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative të cilat ende ekzistojnë si të trashëguara nga vitet e kaluara”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi .
Derisa opozita e ka vlerësuar raportin si objektiv, nuk kanë nguruar t’i adresojnë kritika qeverisë aktuale.
Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Avdi Smajlaj ka thënë se raporti nuk sjell asgjë të re përveç shkallës së lartë të korrupsionit, sepse korrupsioni sipas tij pothuajse është mbjellur, është zhvilluar dhe është lulëzuar nga të gjitha qeveritë e pasluftës.
“Kjo është çështja më shqetësuese sa i përket nivelit të korrupsionit në Kosovë” ka thënë Smajlaj. E anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, tha se raporti i Departamentit të Shtetit, tregon se nuk është vetëm AAK-ja kritikuese e punës së qeverisë aktuale. Raporti i sivjetëmm i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se korrupsioni, ndërhyrja e qeverisë në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/03/2010 16:27 - Nexhat Daci: Qeveria e Kosovës motivon bandat kriminale
- 13/03/2010 14:35 - Ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, në shitje jashtë vendit
- 13/03/2010 11:07 - Zubin-Potok, sulmohet vetura e EULEX-it
- 13/03/2010 10:47 - Serbi, arrestime për krime luftë në Kosovë
- 12/03/2010 18:16 - "Demokracia në veprim": Ftojmë gjilanasit të votojnë në zgjedhje
Të vjetra:
- 12/03/2010 16:35 - Vazhdojnë përçarjet mes Sindikatës së QKUK-së dhe FSShK-së
- 12/03/2010 16:12 - MD-ja i kërkon qeverisë edhe 71 oficerë korrektues për burgun e Dubravës
- 12/03/2010 16:08 - DASH-i kritikon qeverinë e Kosovës në raportin e tij të fundit
- 12/03/2010 13:52 - Përfundon fushata zgjedhore për Gjilanin
- 12/03/2010 13:46 - Web-faqja e MD-së sulmohet nga hakerët serbë
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

