( 0 Votes )
Korrupsioni si dhe ndërhyrja e qeverisë kosovare në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, u vlerësuan si shqetësuese nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Në raportin e tij vjetor thuhet se korrupsioni në Kosovë është problem serioz ndërsa qeveria nuk po zbaton ligjin për ndëshkimin e zyrtareve të korruptuar në mënyrë efikase.
Korrupsioni thuhet të jetë i i pranishëm dhe në gjyqësor, derisa sistemi i gjykatave nuk është efikas. Ndërkaq, lidhur me lirinë e fjalës dhe të mediave raporti konstaton se nuk ka pasur censurë të drejtpërdrejtë mbi mediat e shkruara, apo ato elektronike.
Por, pavarësisht këtij fakti, gazetarët kanë raportuar për presione nga politikanët apo krimi i organizuar, të cilat shpesh kanë rezultuar në forma indirekte të censure. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
Korrupsioni si dhe ndërhyrja e qeverisë kosovare në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, u vlerësuan si shqetësuese nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në raportin e tij vjetor thuhet se korrupsioni në Kosovë është problem serioz ndërsa qeveria nuk po zbaton ligjin për ndëshkimin e zyrtareve të korruptuar në mënyrë efikase.
Korrupsioni thuhet të jetë i i pranishëm dhe në gjyqësor, derisa sistemi i gjykatave nuk është efikas. Ndërkaq, lidhur me lirinë e fjalës dhe të mediave raporti konstaton se nuk ka pasur censurë të drejtpërdrejtë mbi mediat e shkruara, apo ato elektronike.
Por, pavarësisht këtij fakti, gazetarët kanë raportuar për presione nga politikanët apo krimi i organizuar, të cilat shpesh kanë rezultuar në forma indirekte të censure. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/03/2010 10:47 - Serbi, arrestime për krime luftë në Kosovë
- 12/03/2010 18:16 - "Demokracia në veprim": Ftojmë gjilanasit të votojnë në zgjedhje
- 12/03/2010 17:48 - Opozita kosovare e vlerëson raportin e DASH-it si objektiv
- 12/03/2010 16:35 - Vazhdojnë përçarjet mes Sindikatës së QKUK-së dhe FSShK-së
- 12/03/2010 16:12 - MD-ja i kërkon qeverisë edhe 71 oficerë korrektues për burgun e Dubravës
Të vjetra:
- 12/03/2010 13:52 - Përfundon fushata zgjedhore për Gjilanin
- 12/03/2010 13:46 - Web-faqja e MD-së sulmohet nga hakerët serbë
- 12/03/2010 13:41 - Qëndrimet e Shqipërisë dhe Serbisë karshi Kosovës mbeten të njëjta
- 11/03/2010 13:36 - Komandanti Bentler: Incidenti me FSK-në është i tejkaluar
- 11/03/2010 12:20 - PSHDK: Deklarimet e Don Kçirës janë gafë e një personi
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

