( 1 Vote )
Kuvendi i Kosovës, po debaton sot për zbatimin e kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, debat ky që ka ardhur pas një kërkese të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, tha para deputetëve se Kushtetuta nuk është duke u zbatuar në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.
Por më shqetësuese, sipas Dacit, është fakti se Kushtetuta po shkelet edhe nga institucionet e Kosovës.
Edhe partitë tjera opozitare, akuzuan qeverinë se nuk është në gjendje ta zbatoj kushtetutën.
Strategjia e Qeverisë për veriun, sipas AAK-së, nuk është diçka më shumë sesa projekti i Thacit për fidanët. Për më tepër deputetët opozitar janë të habitur se si dokumenti I strategjisë nuk ka arritur në duar të deputetëve.
Kryeministri Hashim Thaçi, tha se debate si ky i kanë munguar shumë Kuvendit. Por ajo që nuk ka munguar, sipas tij, është rezultati i punës së qeverisë.
LDD-ja si inicuese e këtij debati, kërkoi që në fund të nxirret një rezolutë që do të ishte obligative për Qeverinë e Kosovës. Por deputetët e pozitës nuk u pajtuan duke sugjeruar vetëm nxjerrjen e një dokumenti nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës, po debaton sot për zbatimin e kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, debat ky që ka ardhur pas një kërkese të Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, tha para deputetëve se Kushtetuta nuk është duke u zbatuar në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.
Por më shqetësuese, sipas Dacit, është fakti se Kushtetuta po shkelet edhe nga institucionet e Kosovës.
Edhe partitë tjera opozitare, akuzuan qeverinë se nuk është në gjendje ta zbatoj kushtetutën.
Strategjia e Qeverisë për veriun, sipas AAK-së, nuk është diçka më shumë sesa projekti i Thacit për fidanët. Për më tepër deputetët opozitar janë të habitur se si dokumenti I strategjisë nuk ka arritur në duar të deputetëve.
Kryeministri Hashim Thaçi, tha se debate si ky i kanë munguar shumë Kuvendit. Por ajo që nuk ka munguar, sipas tij, është rezultati i punës së qeverisë.
LDD-ja si inicuese e këtij debati, kërkoi që në fund të nxirret një rezolutë që do të ishte obligative për Qeverinë e Kosovës. Por deputetët e pozitës nuk u pajtuan duke sugjeruar vetëm nxjerrjen e një dokumenti nga ana e Kuvendit të Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/03/2010 13:33 - "Kosova e re", shpallen kompanitë e rrethit të ngushtë
- 05/03/2010 12:38 - Ambasadorja Warlik: Statusi i Kosovës i padiskutueshëm
- 04/03/2010 14:41 - Kryeministri Thaçi: Korrupsioni në Kosovë, shqetësim
- 04/03/2010 14:37 - Ministri Frattini: Italia do të jetë e balancuar me Kosovën
- 04/03/2010 12:56 - Kermabon: Eulex-i ndihmon kosovarët
Të vjetra:
- 03/03/2010 19:41 - Kërkohet shtim i sundimit të ligjit në veri të Kosovës
- 03/03/2010 16:11 - Stephen Wordsworth: Serbia në BE edhe pa e njohur Kosovën
- 03/03/2010 15:50 - Shantazhohet biznesmeni pejan Ekrem Lluka
- 03/03/2010 15:40 - Imami Xhemajl Duka shpallet i padëshiruar në Kosovë
- 03/03/2010 15:13 - Qeveria: Ligjet e kërkuara në raportin e progresit, në përfundim
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

