( 3 Votes )
Ministria e Punëve të Brëndshme të Kosovës ka urdhëruar Policinë e Kosovës të ndërpresë qëndrimin e përkohshëm të imamit të xhamisë së Skënderajt Kastriot Duka nga Elbasani, i njohur si Xhemajl Duka, në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas një komunikate të kësaj ministrie, thuhet z.Duka i është shqiptuar kjo masë pas vërtetimit të gjendjes faktike për shkelje të vazhdueshme të legjislacionit në fuqi si dhe cenimit në disa raste të rendit publik dhe Kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se lementet inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të zotit Duka flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit për të cilin edhe i është dhënë lejeqëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës.
Zoti Duka së fundmi me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim. Më tej theksohet se ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë zoti Duka në paraqitjet e tij publike se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovë, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër.
“Leja e qëndrimit i është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare e jo të aktiviteteve tjera të cilat zoti Duka ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës. Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës sot me datë 03 Mars 2010 ka arrestuar dhe deportuar në shtetin amë z.Kastriot Duka. Të njejtit i ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, “Ligji për të huaj”, thuhet ne njoftim.
Vendimi është marrë në mbështetje të ligjeve në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brëndshme të Kosovës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 04/03/2010 12:56 - Kermabon: Eulex-i ndihmon kosovarët
- 04/03/2010 12:52 - Kuvendi i Kosovës debaton strategjinë
- 03/03/2010 19:41 - Kërkohet shtim i sundimit të ligjit në veri të Kosovës
- 03/03/2010 16:11 - Stephen Wordsworth: Serbia në BE edhe pa e njohur Kosovën
- 03/03/2010 15:50 - Shantazhohet biznesmeni pejan Ekrem Lluka
Të vjetra:
- 03/03/2010 15:13 - Qeveria: Ligjet e kërkuara në raportin e progresit, në përfundim
- 03/03/2010 14:59 - Vritet një 34 vjeçar në lagjen "Dardania" të Prishtinës
- 03/03/2010 14:17 - Skënderaj, protestohet kundër largimit të hoxhës
- 02/03/2010 21:27 - Presidenti Sejdiu: Kosova në Slloveni vetëm me kondita të barabarta
- 02/03/2010 14:51 - Studimi amerikan: Kosova vend transit i drogave
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.