( 0 Votes )
“Pavarësia e Kosovës tashmë është bërë pjesë e historisë’ kështu tha kryeadministratori i parë i Kosovws më 1999 dhe 2000. “Shumë rrugë është bërë prej vizitës sime të fundit në prill 2007 dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë. Pavarësia.
Dua t’iu them në emër të Francës, pavarësia juaj nuk është në pyetje, kjo është lëvizje e historisë, askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë lëvizje të historisë dhe çdonjëri duhet ta pranojë”, ka thënë Kushner.
Kushner foli me tonet e një miku të Kosovës. “Keni një punë të vështirë para jush. Nuk kam mësim për t’ju bërë dhe nuk ju bëjë, ju flas si shok. Çka mund të rrezikojë pavarësinë, nuk është fqinji, por është brenda shtetit, korrupsioni, diskriminimi, ndarja. Pavarësia e ka një çmim. Ai që kërkohet është synimi.
Jemi këtu për t’iu ndihmuar në këtë rrugë të vështirë, por do të mbetet rruga juaj, puna juaj, kurajo juaj dhe në fund suksesi juaj”, ka thënë ai. Ish-shefi i UNMIK-ut u kërkoi liderët të jenë konstruktiv kur bëhet fjalë për historinë fetare ortodokse të serbëve në Kosovë. Kushneri solli në Prishtinë një ide interesante nga Parisi. Atë të dialogut mes Prishtinës e Beorgadit, para se Kosova e Serbia, një ditë të jenë në BE.
“Nuk e di orën, nuk e di datën, por e di që një ditë Kosova dhe Serbia do të jenë me ritmin e tyre në mesin e Bashkimit Evropian si vende të pavarura, vende mike. Do të jetë iluzion të mendojmë që mund të ecim nga Evropa duke penguar vendin fqinj të ecë edhe ai gjithashtu. Evropianët nuk e pranojnë këtë. Atëherë dialogu mes vendeve tuaja është një kusht paraprak për projektin tuaj”, është shprehur ai. Kushner bëri këto komente gjatë një fjalimi në Kuvendit e Kosovës, i cili organizoi seancë solemne për të.
“Pavarësia e Kosovës tashmë është bërë pjesë e historisë’ kështu tha kryeadministratori i parë i Kosovws më 1999 dhe 2000. “Shumë rrugë është bërë prej vizitës sime të fundit në prill 2007 dhe kjo rrugë përmblidhet me një fjalë. Pavarësia. Dua t’iu them në emër të Francës, pavarësia juaj nuk është në pyetje, kjo është lëvizje e historisë, askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë lëvizje të historisë dhe çdonjëri duhet ta pranojë”, ka thënë Kushner.
Kushner foli me tonet e një miku të Kosovës. “Keni një punë të vështirë para jush. Nuk kam mësim për t’ju bërë dhe nuk ju bëjë, ju flas si shok. Çka mund të rrezikojë pavarësinë, nuk është fqinji, por është brenda shtetit, korrupsioni, diskriminimi, ndarja. Pavarësia e ka një çmim. Ai që kërkohet është synimi.
Jemi këtu për t’iu ndihmuar në këtë rrugë të vështirë, por do të mbetet rruga juaj, puna juaj, kurajo juaj dhe në fund suksesi juaj”, ka thënë ai. Ish-shefi i UNMIK-ut u kërkoi liderët të jenë konstruktiv kur bëhet fjalë për historinë fetare ortodokse të serbëve në Kosovë. Kushneri solli në Prishtinë një ide interesante nga Parisi. Atë të dialogut mes Prishtinës e Beorgadit, para se Kosova e Serbia, një ditë të jenë në BE.
“Nuk e di orën, nuk e di datën, por e di që një ditë Kosova dhe Serbia do të jenë me ritmin e tyre në mesin e Bashkimit Evropian si vende të pavarura, vende mike. Do të jetë iluzion të mendojmë që mund të ecim nga Evropa duke penguar vendin fqinj të ecë edhe ai gjithashtu. Evropianët nuk e pranojnë këtë. Atëherë dialogu mes vendeve tuaja është një kusht paraprak për projektin tuaj”, është shprehur ai. Kushner bëri këto komente gjatë një fjalimi në Kuvendit e Kosovës, i cili organizoi seancë solemne për të.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/03/2010 14:17 - Skënderaj, protestohet kundër largimit të hoxhës
- 02/03/2010 21:27 - Presidenti Sejdiu: Kosova në Slloveni vetëm me kondita të barabarta
- 02/03/2010 14:51 - Studimi amerikan: Kosova vend transit i drogave
- 02/03/2010 12:45 - Kosova prezantohet në Slloveni me Kosovo/UNMIK
- 02/03/2010 12:41 - Yves de Kermabon viziton sot Beogradin
Të vjetra:
- 01/03/2010 17:27 - Opozita akuzon qeverinë e Kosovës për abuzime financiare
- 01/03/2010 15:32 - SBASHK-u kërkon rritje të pagave për arsimtarët parauniversitarë
- 01/03/2010 15:25 - Samiti i Kranjës e pret Kosovën si Kosovo/UNMIK
- 01/03/2010 15:06 - Ivanoviq: Policia e Kosovës nuk duhet të zbatojë strategjinë
- 01/03/2010 14:49 - Kushner viziton sot Beogradin dhe Prishtinën
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

