( 0 Votes )
Politikanët serbë të veriut të Kosovës kundërshtojnë shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, duke e quajtur si tentim, që me forcë, të zbatohet strategjia për veriun, por edhe dëshirë për t’u konfrontuar me serbët.
“Serbët kanë të drejtë që sigurinë e tyre t’ua besojnë atyre që u besojnë dhe kjo nuk e nënkupton Policinë e Kosovës, e cila do të ishte pjesë e sistemit të vetëm të policisë dhe natyrisht nuk i nënkupton shqiptarët”, ka thënë politikani serb Oliver Ivanovic.
Sipas tij, serbët deri tani nuk kanë pranuar asgjë që u është imponuar me dhunë e presion dhe që ka rrezikuar interesat vitale të tyre duke shtuar se serbët në veri nuk do të frikohen nga, siç i quajti ai, kërcënimet e autoriteteve të Prishtinës dhe të disa subjekteve të bashkësisë ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe pakti i NATO-s.
Ndërsa, Marko Jaksic, politikan serb nga veriu i Kosovës, thotë se serbët e kësaj pjese i kanë organet e qeverisjes lokale dhe se ato do të marrin një vendim lidhur me këtë çështje.
Politikanët serbë të veriut të Kosovës kundërshtojnë shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, duke e quajtur si tentim, që me forcë, të zbatohet strategjia për veriun, por edhe dëshirë për t’u konfrontuar me serbët. “Serbët kanë të drejtë që sigurinë e tyre t’ua besojnë atyre që u besojnë dhe kjo nuk e nënkupton Policinë e Kosovës, e cila do të ishte pjesë e sistemit të vetëm të policisë dhe natyrisht nuk i nënkupton shqiptarët”, ka thënë politikani serb Oliver Ivanovic.
Sipas tij, serbët deri tani nuk kanë pranuar asgjë që u është imponuar me dhunë e presion dhe që ka rrezikuar interesat vitale të tyre duke shtuar se serbët në veri nuk do të frikohen nga, siç i quajti ai, kërcënimet e autoriteteve të Prishtinës dhe të disa subjekteve të bashkësisë ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe pakti i NATO-s.
Ndërsa, Marko Jaksic, politikan serb nga veriu i Kosovës, thotë se serbët e kësaj pjese i kanë organet e qeverisjes lokale dhe se ato do të marrin një vendim lidhur me këtë çështje.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/03/2010 12:41 - Yves de Kermabon viziton sot Beogradin
- 01/03/2010 20:44 - Bernard Kushner: Historia nuk kthehet prapa
- 01/03/2010 17:27 - Opozita akuzon qeverinë e Kosovës për abuzime financiare
- 01/03/2010 15:32 - SBASHK-u kërkon rritje të pagave për arsimtarët parauniversitarë
- 01/03/2010 15:25 - Samiti i Kranjës e pret Kosovën si Kosovo/UNMIK
Të vjetra:
- 01/03/2010 14:49 - Kushner viziton sot Beogradin dhe Prishtinën
- 27/02/2010 14:14 - Ditë zie në Kosovë, sot varrosen viktimat e aksidentit të Austrisë
- 27/02/2010 11:21 - Shtyhet ceremonia e marrjes së postit të partiarkut Irinej
- 27/02/2010 11:15 - Franca përkrahë Kosovën në fushën diplomatike
- 27/02/2010 10:34 - Serbia e shqetësuar për antarët serbë të ekipit përgatitor
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

