( 0 Votes )
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në senacë plenare. I pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka premtuar se gjatë viteve në vijim do të hapen edhe katër universitete publike.
Këto komente ai i bëri i shtyrë nga pyetjet e deputetes së AAK-së, Xhylnaze Syla dhe asaj të LDD-së, Dritë Maliqi, të cilat kanë kërkuar datën e hapjes së universiteteve, ndërkohë që kanë kritikuar kryeministrit se po jep premtime për hapje të universiteteve vetëm në vendet prej nga vjen ai.
Reagime pati nga deputetja Maliqi e cila tha se Gjilani është lënë anash në këtë aspekt dhe se të rinjve të këtij qyteti po u mungojnë premtimet e kryeministrit Thaçi, siç është autostrada, hekurudha dhe aeroporti.
Në agjendën e parlamentarëve kosovar janë shqyrtimet e disa projektligjeve siç janë ai për kodin për drejtësi për të mitur, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për pyjet, plani i veprimit të kuvendit për integrimet evropiane për këtë vit dhe propozimi i qeverisë për lejimin e pagesës për furnizim për vaksina. Ndërkohë nga rendi i ditës është hequr Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht, i cili i është kthyer qeverisë për përpunim.
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në senacë plenare. I pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka premtuar se gjatë viteve në vijim do të hapen edhe katër universitete publike. Këto komente ai i bëri i shtyrë nga pyetjet e deputetes së AAK-së, Xhylnaze Syla dhe asaj të LDD-së, Dritë Maliqi, të cilat kanë kërkuar datën e hapjes së universiteteve, ndërkohë që kanë kritikuar kryeministrit se po jep premtime për hapje të universiteteve vetëm në vendet prej nga vjen ai.
Reagime pati nga deputetja Maliqi e cila tha se Gjilani është lënë anash në këtë aspekt dhe se të rinjve të këtij qyteti po u mungojnë premtimet e kryeministrit Thaçi, siç është autostrada, hekurudha dhe aeroporti.
Në agjendën e parlamentarëve kosovar janë shqyrtimet e disa projektligjeve siç janë ai për kodin për drejtësi për të mitur, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për pyjet, plani i veprimit të kuvendit për integrimet evropiane për këtë vit dhe propozimi i qeverisë për lejimin e pagesës për furnizim për vaksina. Ndërkohë nga rendi i ditës është hequr Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht, i cili i është kthyer qeverisë për përpunim.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/02/2010 11:15 - Franca përkrahë Kosovën në fushën diplomatike
- 27/02/2010 10:34 - Serbia e shqetësuar për antarët serbë të ekipit përgatitor
- 26/02/2010 11:45 - Ndihmëssekretari Stuart Jones ndodhet në Kosovë
- 25/02/2010 16:28 - Zgjedhjet lokale në komunën e Parteshit, më 20 qershor
- 25/02/2010 14:54 - Kosova dorëzon kredencialet në Zelandë të Re
Të vjetra:
- 25/02/2010 14:44 - Kouchner viziton të hënën Kosovën
- 25/02/2010 12:57 - Indonesia: Nuk e njohim kurrë Kosovën
- 24/02/2010 15:06 - Ylber Hysa emërohet koordinator i strategjisë për veriun
- 24/02/2010 14:22 - Moratinos: Spanja s'e njeh Kosovën pa dialog me Beogradin
- 24/02/2010 09:28 - Zjarr në bazën e KFOR-it, nuk ka të lenduar, hetimet vazhdojnë
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

