( 0 Votes )
Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Londra i ka vënë vetes mision edhe synimin që fuqizimin e shtetit të ri ta vendos në mesin e prioriteteve të Bashkimit Evropian.
Burime brenda ministrisë së jashtme britanike, i kanë thënë portalit EuObserver, se Mbretëria e Bashkuar, synon që njëkohësisht të qartësojë edhe rrugën evropiane të Serbisë.
Këto dy qëllime gjenden në planet afatgjate, të Londrës, ndërsa si plan afatshkurtër, dhe urgjent është synimi për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës, të dominuar nga serbët.
Kur bëhet fjalë për këtë pjesë, një burim nga Bashkimi Evropian i ka thënë këtij portali, se Britania e Madhe, synon të gjejë një zgjidhje të mesme ndërmjet planit të Ahtisaarit, sipas të cilit zonat e dominuara nga serbët kanë një nivel të lartë të vetëqeverisjes, si dhe ndarjes së veriut, e cila do të komplikonte integrimin e të dyjave vendeve në BE.
Londra, sipas këtij burimi, nuk po insiston që Beogradi ta njoh Kosovën, por që të tregohet pragmatik karshi shtetit të ri, pasi nga kjo qasje do të duhet të varet edhe integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian.
Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Londra i ka vënë vetes mision edhe synimin që fuqizimin e shtetit të ri ta vendos në mesin e prioriteteve të Bashkimit Evropian. Burime brenda ministrisë së jashtme britanike, i kanë thënë portalit EuObserver, se Mbretëria e Bashkuar, synon që njëkohësisht të qartësojë edhe rrugën evropiane të Serbisë.
Këto dy qëllime gjenden në planet afatgjate, të Londrës, ndërsa si plan afatshkurtër, dhe urgjent është synimi për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës, të dominuar nga serbët.
Kur bëhet fjalë për këtë pjesë, një burim nga Bashkimi Evropian i ka thënë këtij portali, se Britania e Madhe, synon të gjejë një zgjidhje të mesme ndërmjet planit të Ahtisaarit, sipas të cilit zonat e dominuara nga serbët kanë një nivel të lartë të vetëqeverisjes, si dhe ndarjes së veriut, e cila do të komplikonte integrimin e të dyjave vendeve në BE.
Londra, sipas këtij burimi, nuk po insiston që Beogradi ta njoh Kosovën, por që të tregohet pragmatik karshi shtetit të ri, pasi nga kjo qasje do të duhet të varet edhe integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/02/2010 15:06 - Ylber Hysa emërohet koordinator i strategjisë për veriun
- 24/02/2010 14:22 - Moratinos: Spanja s'e njeh Kosovën pa dialog me Beogradin
- 24/02/2010 09:28 - Zjarr në bazën e KFOR-it, nuk ka të lenduar, hetimet vazhdojnë
- 23/02/2010 18:05 - Lirohen Glauk Konjufca, Zgjim Hyseni dhe Blerim Maqestena
- 23/02/2010 17:18 - Arrestohet drejtoresha e OJQ-së “Edhe ne jemi Kosovë”
Të vjetra:
- 23/02/2010 15:58 - Arrihet marrëveshje politike mes LDK dhe ORA
- 23/02/2010 14:15 - Në muajin mars pritet të takohen lideri i Kosovës dhe i Serbisë
- 23/02/2010 14:12 - Arrestohen tre aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje"
- 22/02/2010 16:41 - Barcelona shkatërron Real-in
- 22/02/2010 13:23 - Gjykata: Albini të sillet me ose pa dëshirë në seancë
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

