( 0 Votes )
Presidenti shqiptar Bamir Topi ka uruar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij të urimit presidenti Topi ka rikonfirmuar vullnetin e Tiranës zyrtare për të lobuar e ndihmuar për forcimin e demokracisë së shtetit më të ri në Ballkan.
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Duke shprehur urimet më të ngrohta, kreu i Shqipërisë thotë se vlerëson hapat e shpejtë që Kosova ka hedhur drejt integrimit të saj.
“Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Presidenti shqiptar Bamir Topi ka uruar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës.Në mesazhin e tij të urimit presidenti Topi ka rikonfirmuar vullnetin e Tiranës zyrtare për të lobuar e ndihmuar për forcimin e demokracisë së shtetit më të ri në Ballkan.
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Duke shprehur urimet më të ngrohta, kreu i Shqipërisë thotë se vlerëson hapat e shpejtë që Kosova ka hedhur drejt integrimit të saj.
“Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/02/2010 12:57 - LDK mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme
- 17/02/2010 12:48 - Kosova feston dy vjetorin e pavarësisë
- 16/02/2010 22:40 - Gjilani do të votojë përsëri për kryetar komune
- 16/02/2010 22:38 - Lideri i AAK-së Haradinaj kritikon kryeministrin Thaçi
- 16/02/2010 22:34 - Krerët vendorë e ndërkombëtarë në darkë festive
Të vjetra:
- 16/02/2010 19:08 - Galtung: Kantonizimi i Kosovës është zgjidhja e saj
- 16/02/2010 17:54 - ICO përshëndet dekretimin e gjyqtarëve e prokurorëve
- 16/02/2010 16:50 - Presidenti Sejdiu dekretoi gjyqtarët e prokurorët e rinj
- 16/02/2010 13:20 - Haradinaj: Të marr fund keq-qeverisja e Thaçit
- 16/02/2010 13:17 - Imami e Mujota nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

