( 0 Votes )
Zyra Civile Ndëkrombëtare në Kosovë ka përshëndetur zgjedhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith me këtë rast ka thënë se qytetarët e Kosovës e dëshirojnë dhe e meritojnë një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional që i përmbush standardet ndërkombëtare.
“Këto emërime, rezultat i një procesi të plotë të verifikimit me ndihmesën e bashkësisë ndërkombëtare, janë një hap drejt realizimit të atij qëllimi” ka vlerësuar më tej Feith.
Sipas tij sistemi gjyqësor duhet të jetë i aftë të përballet me efikasitet dhe efektshmëri në punët e veta, të sigurojë se drejtësia po vihet në vend dhe të shihet se një gjë e tillë është duke u bërë. Pieter Feith u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë gjatë të gjitha fazave të procesit të verifikimit dhe të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Zyra Civile Ndëkrombëtare në Kosovë ka përshëndetur zgjedhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale.Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith me këtë rast ka thënë se qytetarët e Kosovës e dëshirojnë dhe e meritojnë një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional që i përmbush standardet ndërkombëtare.
“Këto emërime, rezultat i një procesi të plotë të verifikimit me ndihmesën e bashkësisë ndërkombëtare, janë një hap drejt realizimit të atij qëllimi” ka vlerësuar më tej Feith.
Sipas tij sistemi gjyqësor duhet të jetë i aftë të përballet me efikasitet dhe efektshmëri në punët e veta, të sigurojë se drejtësia po vihet në vend dhe të shihet se një gjë e tillë është duke u bërë. Pieter Feith u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë gjatë të gjitha fazave të procesit të verifikimit dhe të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/02/2010 22:40 - Gjilani do të votojë përsëri për kryetar komune
- 16/02/2010 22:38 - Lideri i AAK-së Haradinaj kritikon kryeministrin Thaçi
- 16/02/2010 22:34 - Krerët vendorë e ndërkombëtarë në darkë festive
- 16/02/2010 19:35 - Presidenti Topi uron Kosovën për festën e pavarësisë
- 16/02/2010 19:08 - Galtung: Kantonizimi i Kosovës është zgjidhja e saj
Të vjetra:
- 16/02/2010 16:50 - Presidenti Sejdiu dekretoi gjyqtarët e prokurorët e rinj
- 16/02/2010 13:20 - Haradinaj: Të marr fund keq-qeverisja e Thaçit
- 16/02/2010 13:17 - Imami e Mujota nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
- 16/02/2010 11:54 - Hamarberg: Kosova nuk ka kushte për kthim të refugjatëve
- 16/02/2010 11:50 - Schilling:Pranimi i Kosovës nga Serbia, në të mirë të saj
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

