( 1 Vote )
Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dekretoi gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët dhanë betimin para tij.
Kryetar i Gjykatës është emëruar Fejzullah Hasani, ndërsa gjyqtarë janë Nesrin Lushta, Valdete Daka, Emine Kaqiku, Gyltene Sulejmani, Emine Mustafa, Shukri Sulejmani, Enver Peci.
Kryeprokuror në Prokurorinë e Shtetit u emërua Ismet Kabashi e ndërsa Zyhra Ademi, Rexhep Kabashi e Jusuf Mejzini u emëruan prokurorë.
Në Prokurorinë Speciale të Kosovës zëvendëskryeprokurore speciale u emërua Sevdije Morina, e prokurorë janë Reshat Millaku, Nazmi Mustafi, Suad Kuraja, Merita Bina, Rrahim Podvorica, Faik Halili, Basri Morina, Besim Kelmendi dhe Ali Rexha.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi ditën e sotme si një ditë të përmbylljes së një cikli që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe Prokurorinë e Kosovës si dhe një ditë e përmbylljes së një pune zinxhirore që është bërë mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Besoj se këta njerëz që kanë marrë përgjegjësi do të ushtrojnë detyrën e tyre duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mysafirë të tjerë.
Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dekretoi gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët dhanë betimin para tij.Kryetar i Gjykatës është emëruar Fejzullah Hasani, ndërsa gjyqtarë janë Nesrin Lushta, Valdete Daka, Emine Kaqiku, Gyltene Sulejmani, Emine Mustafa, Shukri Sulejmani, Enver Peci.
Kryeprokuror në Prokurorinë e Shtetit u emërua Ismet Kabashi e ndërsa Zyhra Ademi, Rexhep Kabashi e Jusuf Mejzini u emëruan prokurorë.
Në Prokurorinë Speciale të Kosovës zëvendëskryeprokurore speciale u emërua Sevdije Morina, e prokurorë janë Reshat Millaku, Nazmi Mustafi, Suad Kuraja, Merita Bina, Rrahim Podvorica, Faik Halili, Basri Morina, Besim Kelmendi dhe Ali Rexha.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi ditën e sotme si një ditë të përmbylljes së një cikli që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe Prokurorinë e Kosovës si dhe një ditë e përmbylljes së një pune zinxhirore që është bërë mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Besoj se këta njerëz që kanë marrë përgjegjësi do të ushtrojnë detyrën e tyre duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mysafirë të tjerë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/02/2010 22:38 - Lideri i AAK-së Haradinaj kritikon kryeministrin Thaçi
- 16/02/2010 22:34 - Krerët vendorë e ndërkombëtarë në darkë festive
- 16/02/2010 19:35 - Presidenti Topi uron Kosovën për festën e pavarësisë
- 16/02/2010 19:08 - Galtung: Kantonizimi i Kosovës është zgjidhja e saj
- 16/02/2010 17:54 - ICO përshëndet dekretimin e gjyqtarëve e prokurorëve
Të vjetra:
- 16/02/2010 13:20 - Haradinaj: Të marr fund keq-qeverisja e Thaçit
- 16/02/2010 13:17 - Imami e Mujota nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
- 16/02/2010 11:54 - Hamarberg: Kosova nuk ka kushte për kthim të refugjatëve
- 16/02/2010 11:50 - Schilling:Pranimi i Kosovës nga Serbia, në të mirë të saj
- 16/02/2010 11:10 - Bentler: FSK nuk do të ruajë kishat e manastiret
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

