( 0 Votes )
Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, i cili u krijua sot nga dhjetra organizata joqeveritare kërkon nëpërmjet një deklarate që ky proces të mbyllet, i cili sipas tyre dëmton demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Ata kërkojnë të fillohet një proces i pavarur hetimi qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007 në mënyrë që të zbulohet përgjegjësia penale për vrasjen e Arben Xheladinit dhe të Mon Balajt, si dhe për plagosjen dhe lëndimin e 80-të personave të tjerë, institucionet e Kosovës, Kryetari, Qeveria dhe posaçërisht Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe Avokati i Popullit të bëjnë presionin e duhur ndaj misioneve ndërkombëtare në Kosovë për mbylljen e këtij procesi gjyqësor si dhe të fillojnë procedurat për hetimin e vrasjeve.
Në deklaratë gjithashtu thuhet që Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, OSBE-ja, Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut si dhe organizatat ndërkombëtare jo-qeveritare të merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ndikojnë që ky proces të mbyllet, njëkohësisht të bëjnë presionin e duhur që të fillojnë hetimet për vrasjet e protestuesve më 10 shkurt 2007.
Ky këshill procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit e quan të kundra-ligjshëm me të drejtat ndërkombëtare.
Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, i cili u krijua sot nga dhjetra organizata joqeveritare kërkon nëpërmjet një deklarate që ky proces të mbyllet, i cili sipas tyre dëmton demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.Ata kërkojnë të fillohet një proces i pavarur hetimi qoftë edhe ndërkombëtar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007 në mënyrë që të zbulohet përgjegjësia penale për vrasjen e Arben Xheladinit dhe të Mon Balajt, si dhe për plagosjen dhe lëndimin e 80-të personave të tjerë, institucionet e Kosovës, Kryetari, Qeveria dhe posaçërisht Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe Avokati i Popullit të bëjnë presionin e duhur ndaj misioneve ndërkombëtare në Kosovë për mbylljen e këtij procesi gjyqësor si dhe të fillojnë procedurat për hetimin e vrasjeve.
Në deklaratë gjithashtu thuhet që Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, OSBE-ja, Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut si dhe organizatat ndërkombëtare jo-qeveritare të merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ndikojnë që ky proces të mbyllet, njëkohësisht të bëjnë presionin e duhur që të fillojnë hetimet për vrasjet e protestuesve më 10 shkurt 2007.
Ky këshill procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit e quan të kundra-ligjshëm me të drejtat ndërkombëtare.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/02/2010 18:51 - Lëvizja "Fol" publikon edhe 5 deklarata të papërmbushura
- 13/02/2010 18:29 - Gjenerali Uesli Klark do të vizitojë Kosovën më 24 mars
- 13/02/2010 18:13 - Vuk Jeremiq: ICO-ja është "Bashkësi ilegale"
- 13/02/2010 14:19 - Në përvjetorin e LDD-së Daci kërkon zgjedhje të parakohshme
- 13/02/2010 14:16 - Spanja nuk përkrahë strategjinë për integrimin e veriut
Të vjetra:
- 12/02/2010 17:58 - Bentler: KFOR-i nuk është pjesë e strategjisë, por e sigurisë
- 12/02/2010 17:44 - Thaçi jep dorëheqje si deputet i Parlamentit të Kosovës
- 12/02/2010 17:02 - Presidenti i Maqedonisë dhe i Sllovenisë urojnë Kosovën
- 12/02/2010 16:25 - Sejdiu thotë se përgjigjia për koalicion i takon partisë, jo atij
- 12/02/2010 12:35 - Jahja Lluka dënohet me 10 muaj burgim dhe 10 mijë Euro
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

