( 0 Votes )
Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se KFOR-i nuk është pjesë ë strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës. Ai tha se në atë pjesë të vendit ka ende rreziqe të kufizuara për gjendjen e sigurisë që sipas tij në përgjithësi është e qetë.
Gjenerali Bentler I pyetur rreth strategjisë për integrimin e veriut nga qeveria e Kosovës dhe zyra civile ndërkombëtare, ai tha se KFOR-i nuk luan rol në zbatimin e saj.
“Ne nuk kemi qenë pjesë e hartimit të saj. Siç e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës ne jemi të paanshëm. Ne nuk mund të jemi pjesë e një strategjie të tillë. Por, roli ynë është shumë i rëndësishëm e ai është ruajtja e mjedisit të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë. Ne po ndjekim zhvillimet politike me kujdes, po vëzhgojmë çfarë po ndodhe dhe natyrisht në një mënyrë të caktuar ne mbështesim çdo përparim politik që mund të çojë në përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët”, ka thënë Bentler për VOA.
I pyetur nëse ka rrezik për trazira në pjesën veriore të Kosovës, gjenerali Markus Bentler u përgjigj se “Rreziku është gjithmonë aty. Kemi parë vitin e kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kroin e Vitakut disa përplasje dhe dhunë gjatë ndërtimeve në atë zonë, që janë menaxhuar mirë nga EULEX-i dhe policia e Kosovës. Nuk e vlerësojmë si rrezik të shkallës së gjerë, ai mund të jetë i kufizuar, por ne ende jemi mjaft të përqendruar në atë zonë dhe nuk mund ta shpërfillim rrezikun ekzistues.”
Ai I ka bërë thirrje politikanëve dhe posaçërisht popullatës që të përmbahen nga dhuna dhe të mbështeten në shërbimet tona dhe në procesin politik.
Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se KFOR-i nuk është pjesë ë strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës. Ai tha se në atë pjesë të vendit ka ende rreziqe të kufizuara për gjendjen e sigurisë që sipas tij në përgjithësi është e qetë. Gjenerali Bentler I pyetur rreth strategjisë për integrimin e veriut nga qeveria e Kosovës dhe zyra civile ndërkombëtare, ai tha se KFOR-i nuk luan rol në zbatimin e saj.
“Ne nuk kemi qenë pjesë e hartimit të saj. Siç e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës ne jemi të paanshëm. Ne nuk mund të jemi pjesë e një strategjie të tillë. Por, roli ynë është shumë i rëndësishëm e ai është ruajtja e mjedisit të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë. Ne po ndjekim zhvillimet politike me kujdes, po vëzhgojmë çfarë po ndodhe dhe natyrisht në një mënyrë të caktuar ne mbështesim çdo përparim politik që mund të çojë në përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët”, ka thënë Bentler për VOA.
I pyetur nëse ka rrezik për trazira në pjesën veriore të Kosovës, gjenerali Markus Bentler u përgjigj se “Rreziku është gjithmonë aty. Kemi parë vitin e kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kroin e Vitakut disa përplasje dhe dhunë gjatë ndërtimeve në atë zonë, që janë menaxhuar mirë nga EULEX-i dhe policia e Kosovës. Nuk e vlerësojmë si rrezik të shkallës së gjerë, ai mund të jetë i kufizuar, por ne ende jemi mjaft të përqendruar në atë zonë dhe nuk mund ta shpërfillim rrezikun ekzistues.”
Ai I ka bërë thirrje politikanëve dhe posaçërisht popullatës që të përmbahen nga dhuna dhe të mbështeten në shërbimet tona dhe në procesin politik.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/02/2010 18:29 - Gjenerali Uesli Klark do të vizitojë Kosovën më 24 mars
- 13/02/2010 18:13 - Vuk Jeremiq: ICO-ja është "Bashkësi ilegale"
- 13/02/2010 14:19 - Në përvjetorin e LDD-së Daci kërkon zgjedhje të parakohshme
- 13/02/2010 14:16 - Spanja nuk përkrahë strategjinë për integrimin e veriut
- 12/02/2010 19:29 - Tetëmbëdhjetë OJQ kundër procesit të Albin Kurtit
Të vjetra:
- 12/02/2010 17:44 - Thaçi jep dorëheqje si deputet i Parlamentit të Kosovës
- 12/02/2010 17:02 - Presidenti i Maqedonisë dhe i Sllovenisë urojnë Kosovën
- 12/02/2010 16:25 - Sejdiu thotë se përgjigjia për koalicion i takon partisë, jo atij
- 12/02/2010 12:35 - Jahja Lluka dënohet me 10 muaj burgim dhe 10 mijë Euro
- 12/02/2010 12:30 - Wolfram Maas: Strategjia i kontribuon stabilitetit të Kosovës
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

