( 0 Votes )
Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala po merr pjesë në “Forumin për Investime, Italia dhe Evropa Juglindore”, me ftesë të Ministrit te Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë z. Claudio Scajola.
Sipas një komunikate të kësaj ministrie bëhet e ditur se z. Shala, bëri hapjen e sesionit të parë të këtij forumi të rëndësishëm për vendet ne zhvillim siç është edhe Republika e Kosovës.
Para 400 përfaqësuesve të ndërmarrjeve italiane, Ministri Shala paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorët e jashtëm, duke thënë se njëra prej përparësive të Kosovës është se vendi është i sigurt, demokratik ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat e zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë.
Në këtë sesion të pranishëm ishin Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Italisë z. Claudio Scajola, Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë z. Dritan Prifti, Ministri i Ekonomisë i Rumanisë z. Adrian Videanu, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë se Moldavisë z. Valeriu Lazar, Ministri i Tregtisë së Serbisë z. Slobodan Milosavljevic.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë z. Claudio Scajola në prezantimin e tij pohoi se ky forum është një rast për ta shfrytëzuar në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe investimeve italiane në shtetet e Evropës Juglindore që përfaqësohen sot në nivel ministrash.
Ai poashtu shprehu bindje se Bashkimi Evropian nuk do te jete i vetëm 27 shteteve, por edhe i shteteve të cilat aspirojnë të jene pjesë e Bashkimit Evropian, dhe për këtë Italia ka dëshmuar se është përkrahëse e vazhdueshme e këtyre shteteve në proceset e integrimit në këtë union, thuhet më tej në komunikatë.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/02/2010 12:35 - Jahja Lluka dënohet me 10 muaj burgim dhe 10 mijë Euro
- 12/02/2010 12:30 - Wolfram Maas: Strategjia i kontribuon stabilitetit të Kosovës
- 11/02/2010 21:02 - Thaçi: Duhet angazhim për t'u integruar në Evropë
- 11/02/2010 20:51 - Ministri Hyseni u dërgon letër shteteve që s'kanë njohur vendin
- 11/02/2010 20:45 - Policia e Kosovës arreston disa persona në Prizren
Të vjetra:
- 11/02/2010 18:12 - Ketrin Eshton pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme
- 11/02/2010 17:37 - Aselborn: Gj.N.D-ja do të sjellë stabilitet në rajon
- 11/02/2010 17:30 - LDD i kërkon koalicion LDK-së, për daljen nga kriza
- 11/02/2010 14:46 - Faith: Monumentet e kulturës do të mbrohen nga policia
- 11/02/2010 12:47 - Zannier: Po vazhdon hetimi për çështjen e 10 shkurtit
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.