( 0 Votes )
Sekretari serb për Kosovën, Oliver Ivanoviq reagoi sot ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të gatshëm ti bashkohen Kosovës në rast se veriu ndahet dhe i ngjitet Serbisë.
Politikani serb kërkoi edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndaj kësaj deklarate që e cilësoi “luftënxitëse”. Sipas tij, Serbia e ka hedhur poshtë kaherë konceptin e këmbimit të territoreve.
Ndërkohë, Milan Ivanoviq reagoi sot ndaj zotimeve të kryeministrit Hashim Thaci se qeveria do të vendosë rend dhe ligj në veri.
Ivanoviq, i cili është njëri prej liderëve radikal të serbëve në veri, tha se kjo deklaratë e Thacit është kërcënim i qartë ndaj serbëve se Prishtina do të imponojë ligjet e veta me forcë.
Ivanoviq ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac, që të reagoj në këtë që, ai e sheh si një kërcënim i hapur i Thaçit.
Sekretari serb për Kosovën, Oliver Ivanoviq reagoi sot ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të gatshëm ti bashkohen Kosovës në rast se veriu ndahet dhe i ngjitet Serbisë. Politikani serb kërkoi edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndaj kësaj deklarate që e cilësoi “luftënxitëse”. Sipas tij, Serbia e ka hedhur poshtë kaherë konceptin e këmbimit të territoreve.
Ndërkohë, Milan Ivanoviq reagoi sot ndaj zotimeve të kryeministrit Hashim Thaci se qeveria do të vendosë rend dhe ligj në veri.
Ivanoviq, i cili është njëri prej liderëve radikal të serbëve në veri, tha se kjo deklaratë e Thacit është kërcënim i qartë ndaj serbëve se Prishtina do të imponojë ligjet e veta me forcë.
Ivanoviq ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac, që të reagoj në këtë që, ai e sheh si një kërcënim i hapur i Thaçit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/02/2010 17:37 - Aselborn: Gj.N.D-ja do të sjellë stabilitet në rajon
- 11/02/2010 17:30 - LDD i kërkon koalicion LDK-së, për daljen nga kriza
- 11/02/2010 14:46 - Faith: Monumentet e kulturës do të mbrohen nga policia
- 11/02/2010 12:47 - Zannier: Po vazhdon hetimi për çështjen e 10 shkurtit
- 11/02/2010 12:43 - Juristët protestojnë, kërkojnë rroga më të mira
Të vjetra:
- 10/02/2010 20:34 - Armatoset me 375 armë Forca e Sigurisë së Kosovës
- 10/02/2010 20:28 - Digjet një banesë në lagjen "Dardania" në Prishtinë
- 10/02/2010 15:47 - Hammarberg do të vizitojë të kthyerit me forcë nga Evropa
- 10/02/2010 12:18 - Gjukanoviq: Vendimi për Prishtinën nuk u ndikua nga jashtë
- 10/02/2010 12:07 - De Kermabon: EULEX-i nuk mbështet strukturat paralele
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

