( 0 Votes )
Një vit pas themelimit, fillon të armatoset Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministria e FSK-së, njofton të ketë bërë porosinë e armëve të para. Bëhet fjalë për blerjen e 375 armëve të gjata, të cilat pritet të arrijnë gjatë këtij muaji në Kosovë.
Konfirmimi u dha edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. “Është bërë prokurimi dhe nënshkrimi i kontratave nga MFSK dhe për armët e gjata G36 janë të paguara 375 copë.
Të gjitha procedurat janë kryer dhe pritet vetëm licenca e bartjes së transportit të tyre. Një pjesë e municionit të ardhur është 5.56 i cili është kontraktuar me Zvicrën, pajisjet e komunikimit Harres janë të SHBA-ve, si dhe pistoletat Glok 17 të cilat kanë ardhur para vitit të ri”.
Në saje të konceptit të konstituimit të mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, grupi i përbashkët punues FSK-NATO, pritet të përcaktojë tutje se çfarë lloji të armatimit do të ketë FSK-ja, por sipas ligjit nuk mund te ketë armë tjera përpos ato të krahut, dhe armë të lehta. Forca e Sigurisë së Kosovës, parashihet të ketë 2500 pjesëtarë aktiv, që nuk quhen ushtarë.
Do të ketë edhe 800 forca rezervë. Deri më tani janë përzgjedhur afro 1800, të cilët janë kryesisht ish-pjesëtar të TMK-së së shpërndarë, me mbi 1400 sosh.
Një vit pas themelimit, fillon të armatoset Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministria e FSK-së, njofton të ketë bërë porosinë e armëve të para. Bëhet fjalë për blerjen e 375 armëve të gjata, të cilat pritet të arrijnë gjatë këtij muaji në Kosovë. Konfirmimi u dha edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. “Është bërë prokurimi dhe nënshkrimi i kontratave nga MFSK dhe për armët e gjata G36 janë të paguara 375 copë.
Të gjitha procedurat janë kryer dhe pritet vetëm licenca e bartjes së transportit të tyre. Një pjesë e municionit të ardhur është 5.56 i cili është kontraktuar me Zvicrën, pajisjet e komunikimit Harres janë të SHBA-ve, si dhe pistoletat Glok 17 të cilat kanë ardhur para vitit të ri”.
Në saje të konceptit të konstituimit të mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, grupi i përbashkët punues FSK-NATO, pritet të përcaktojë tutje se çfarë lloji të armatimit do të ketë FSK-ja, por sipas ligjit nuk mund te ketë armë tjera përpos ato të krahut, dhe armë të lehta. Forca e Sigurisë së Kosovës, parashihet të ketë 2500 pjesëtarë aktiv, që nuk quhen ushtarë.
Do të ketë edhe 800 forca rezervë. Deri më tani janë përzgjedhur afro 1800, të cilët janë kryesisht ish-pjesëtar të TMK-së së shpërndarë, me mbi 1400 sosh.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/02/2010 17:30 - LDD i kërkon koalicion LDK-së, për daljen nga kriza
- 11/02/2010 14:46 - Faith: Monumentet e kulturës do të mbrohen nga policia
- 11/02/2010 12:47 - Zannier: Po vazhdon hetimi për çështjen e 10 shkurtit
- 11/02/2010 12:43 - Juristët protestojnë, kërkojnë rroga më të mira
- 10/02/2010 20:43 - Politikanët serbë reagojnë ndaj deklaratave të Prishtinës zyrtare
Të vjetra:
- 10/02/2010 20:28 - Digjet një banesë në lagjen "Dardania" në Prishtinë
- 10/02/2010 15:47 - Hammarberg do të vizitojë të kthyerit me forcë nga Evropa
- 10/02/2010 12:18 - Gjukanoviq: Vendimi për Prishtinën nuk u ndikua nga jashtë
- 10/02/2010 12:07 - De Kermabon: EULEX-i nuk mbështet strukturat paralele
- 09/02/2010 18:50 - Kërkohet përgjegjegjësi për vrasjet e 10 shkurtit
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

