( 0 Votes )
Albin Kurti nuk do të paraqitet në seancat gjyqësore të thirrura nga EULEX-i, në lidhje me protestat e 10 shkurtit, të para 3 viteve. Kështu bëri të ditur Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Arsyeja për këtë, sipas Konjufcës është se, kjo nuk ka të bëjë me institucionet e Kosovës por, me një mision që nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë dhe që është neutral në këtë çështje.
Këto deklarata Vetëvendosje i bëri në një konferencë për media, një ditë para përvjetorit të 3-të të demonstratës që rezultoi me dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas kësaj lëvizjeje, policia kishte dalë atë ditë në rrugë për të vrarë. Për mos zbardhjen e këtyre vrasjeve, 3 vjet pas, reaguan të martën edhe Amnesty International dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Amnesty Internatinal shpreh shqetësimin se koha po kalon gjithnjë e më shumë dhe nuk po ka llogaridhënje për vrasjet e paligjshme. Ndërsa KMDLNJ, kërkon përgjegjësi penale nga policët rumunë të UNMIKut, nga ish shefi i kësaj policie, Stivën Kërtis që sipas këtij këshilli e kalon pleqërinë diku në Anglinë Demokratike, dhe nga Stivën Shuk, që po sipas KMDLNJ-ës, bënë fushatë politike në Kosovë.
Gjatë ditës së mërkurë nesërme paralajmërohet se “Vetëvendosje” do të organizojë aktivitete të ndryshme, në përkujtim të demonstratës së 10 shkurtit.
Albin Kurti nuk do të paraqitet në seancat gjyqësore të thirrura nga EULEX-i, në lidhje me protestat e 10 shkurtit, të para 3 viteve. Kështu bëri të ditur Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja për këtë, sipas Konjufcës është se, kjo nuk ka të bëjë me institucionet e Kosovës por, me një mision që nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë dhe që është neutral në këtë çështje.
Këto deklarata Vetëvendosje i bëri në një konferencë për media, një ditë para përvjetorit të 3-të të demonstratës që rezultoi me dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas kësaj lëvizjeje, policia kishte dalë atë ditë në rrugë për të vrarë. Për mos zbardhjen e këtyre vrasjeve, 3 vjet pas, reaguan të martën edhe Amnesty International dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Amnesty Internatinal shpreh shqetësimin se koha po kalon gjithnjë e më shumë dhe nuk po ka llogaridhënje për vrasjet e paligjshme. Ndërsa KMDLNJ, kërkon përgjegjësi penale nga policët rumunë të UNMIKut, nga ish shefi i kësaj policie, Stivën Kërtis që sipas këtij këshilli e kalon pleqërinë diku në Anglinë Demokratike, dhe nga Stivën Shuk, që po sipas KMDLNJ-ës, bënë fushatë politike në Kosovë.
Gjatë ditës së mërkurë nesërme paralajmërohet se “Vetëvendosje” do të organizojë aktivitete të ndryshme, në përkujtim të demonstratës së 10 shkurtit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/02/2010 20:34 - Armatoset me 375 armë Forca e Sigurisë së Kosovës
- 10/02/2010 20:28 - Digjet një banesë në lagjen "Dardania" në Prishtinë
- 10/02/2010 15:47 - Hammarberg do të vizitojë të kthyerit me forcë nga Evropa
- 10/02/2010 12:18 - Gjukanoviq: Vendimi për Prishtinën nuk u ndikua nga jashtë
- 10/02/2010 12:07 - De Kermabon: EULEX-i nuk mbështet strukturat paralele
Të vjetra:
- 09/02/2010 17:35 - Isa Mustafa premton 29 milion euro investime kapitale
- 09/02/2010 17:13 - Obama dhe Kohler urojnë përvjetorin e dytë të pavarësisë
- 09/02/2010 15:35 - Giffoni: Roli im, lehtësues i dialogut mes komuniteteve
- 09/02/2010 12:45 - Estonia do të largojë forcat e veta të KFOR-it
- 09/02/2010 12:42 - Sejdiu priti letrat kredenciale të Krajanovit
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

