( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës i është drejtuar Grupit Drejtues Ndërkombëtar duke pranuar se njohjet e pavarësisë po vazhdojnë me një ritëm të ngadalshëm përkundër përpjekjeve për të lobuar për njohje sa më të shumta.
Ai e ka justifikuar këtë situatë me pritjen që po i bëhet opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila sipas tij mund të sjellë një fazë të re.
Në fjalimin e tij të mbajtur në forumin në Vjenë kryeministri Thaçi ka folur edhe për planin për veriun duke thënë se Prishtina do të jetë e kujdesshme, e durueshme por përfundimisht e vendosur për të zbatuar rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës – ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Thaçi ka theksuar edhe një herë përkushtimin e qeverisë së tij për të bashkëpunuar me strukturat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Ai përmendi progresin sic e quajti ai tw sfidave dhe planeve për përmirësimin e jetës sw qytetarëve dhe për ta sjellë më afër Kosovën drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe strukturat tjera ndërkombëtare.
Thaçi ka përmendur antarësimet e Kosovës në organizma ndërkombëtare si edhe ka vlerësuar pozitivisht raportet e vazhdueshme për Kosovën. Sipas tij ato i kanë dhënë Kosovës perspektivën evropiane, sic janë sipas tij liberalizimi i vizave, marrëdhëniet tregtare me BE-në dhe dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit.
Marrëdhëniet fqinjësore të Kosovës me vendet e tjera në rajon Thaci i ka cilësuar si të mira dhe faktor stabiliteti.
Ai ka folur edhe për decentralizimin dhe formimin e komunave të reja të cilat sipas tij duhet të bëhen plotësisht funksionale duke kërkuar përkrahje edhe më të madhe.
Kryeministri i Kosovës i është drejtuar Grupit Drejtues Ndërkombëtar duke pranuar se njohjet e pavarësisë po vazhdojnë me një ritëm të ngadalshëm përkundër përpjekjeve për të lobuar për njohje sa më të shumta. Ai e ka justifikuar këtë situatë me pritjen që po i bëhet opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila sipas tij mund të sjellë një fazë të re.
Në fjalimin e tij të mbajtur në forumin në Vjenë kryeministri Thaçi ka folur edhe për planin për veriun duke thënë se Prishtina do të jetë e kujdesshme, e durueshme por përfundimisht e vendosur për të zbatuar rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës – ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Thaçi ka theksuar edhe një herë përkushtimin e qeverisë së tij për të bashkëpunuar me strukturat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Ai përmendi progresin sic e quajti ai tw sfidave dhe planeve për përmirësimin e jetës sw qytetarëve dhe për ta sjellë më afër Kosovën drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe strukturat tjera ndërkombëtare.
Thaçi ka përmendur antarësimet e Kosovës në organizma ndërkombëtare si edhe ka vlerësuar pozitivisht raportet e vazhdueshme për Kosovën. Sipas tij ato i kanë dhënë Kosovës perspektivën evropiane, sic janë sipas tij liberalizimi i vizave, marrëdhëniet tregtare me BE-në dhe dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit.
Marrëdhëniet fqinjësore të Kosovës me vendet e tjera në rajon Thaci i ka cilësuar si të mira dhe faktor stabiliteti.
Ai ka folur edhe për decentralizimin dhe formimin e komunave të reja të cilat sipas tij duhet të bëhen plotësisht funksionale duke kërkuar përkrahje edhe më të madhe.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/02/2010 15:35 - Giffoni: Roli im, lehtësues i dialogut mes komuniteteve
- 09/02/2010 12:45 - Estonia do të largojë forcat e veta të KFOR-it
- 09/02/2010 12:42 - Sejdiu priti letrat kredenciale të Krajanovit
- 08/02/2010 19:51 - GND mbështeti planin për sundimin e ligjit në veri
- 08/02/2010 18:37 - Komandanti i KFOR-it vizitohet nga Jaak Aaviksoo
Të vjetra:
- 08/02/2010 15:41 - Kamioni lë të vdekur një këmbësor 49 vjeçar, në Gjilan
- 08/02/2010 15:19 - Në Gjilan KFOR-i shmang shpërthimin e një granate
- 08/02/2010 14:33 - Mblidhet GND-ja për strategjinë e veriut
- 08/02/2010 14:29 - Mjekët kushtëzojnë kryeministrin Thaçi për pagat
- 08/02/2010 14:23 - Protestojnë gardianët e burgut të Dubravës
Sonte në KlanKosova
- Zona B
-
Në 20:45 ju pret Zona B me Baton Haxhiun.
- Dr.House
-
Me pas ne episodin e ri te House ne 21:30, Viktima e një plaçkitjeje me simptoma neurologjike fillon të ketë halucinacione me sjelljet e mjekëve. Në anën tjetër Foreman bashkohet kolegëve të ri në kërkimin e diagnozës.
- Fjalëkryq
-
Ndërsa në orën 23:10 ndiçni debatin televiziv Fjalekryq me: Armand Shkullakun.

